“Më mirë një qiri i fikur se sa një qiri i fëlliqur”/ Berisha thirrje demokratëve nga Fieri: Asnjë përçarje Berisha-Basha! Këtë nismë e mora për interes të…

Sep 21, 2021 | 18:42
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur nga Fieri në kuadër të takimeve me demokratët, i ka bërë thirrje këtyre të fundit që të mos përçahen mes njëri-tjetrit dhe të mos ndahen në kampe.

 

 
 Lideri historik i Partisë Demokratike tha se askush nuk e mendonte se Lulzim Basha do të merrte një vendim të tillë.

Berisha tha se këtë nismë që ka marrë për të zhvilluar tur në të gjithë qytetet e vendit, e ka marrë për Partinë Demokratike dhe jo për interesa personale.

“Këto janë vitet më të vështira. Jo vetëm për faktin se ne sot kemi një regjim i cili në Greqinë e lashtë quhet regjimi më i keq. Sot duke marrë peng, kreun e opozitës, Edi Rama i futi një thikë pas shpine Partisë Demokratike, me dorën e pengut të tij, Lulzim Basha. Sot, ne kemi nis këtë debat me ju të dashur demokratë, por ky debat ju ftoj të zhvillohet mes njerëzve që i besojnë vlerave, që ndjejnë përgjegjësinë, dhe atyre që betohen për ta çuar drejt fitores. Natyrshëm kuptoj se dhjetra e mijëra anëtarë të PD-së janë të revoltuar pafundësisht nga akti i pabesë i Lulzim Bashës.

Ju ftoj ju të mos pranojmë në asnjë mënyrë asnjë lloj ndarje midis nesh, midis të Bashës dhe Berishës. Ju jeni njerëzit e vlerave dhe të besimit. Kryetari ynë një ditë i marrë peng, do mundej që pa pyetur asnjë njeri, asnjë forum, asnjë nen statuti dhe asnjë parim që është ndërtuar PD, del me një vendim për të dorëzuar sovranitetin e PD-së. Secili nga ju ka të drejtë të shtrojë një pyetje, doktori e ka për vete këtë nismë apo për PD. Unë ju jap fjalën e nderit që e kam për Partinë Demokratike, anëtarësinë e saj. Ne kemi një fjalë të urtë, e cila thotë, më mirë qiri i fikur se sa qiri i fëlliqur. Ndaj dhe ne ndalemi këtu” – tha Berisha.

 

Berisha gjatë fjalës së tij ka sulmuar dhe kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, interesi kombëtar i vendit tonë i është besuar Beogradit.

“Sot interesi i kombëtarëve i është besuar Beogradit dhe kriminelit më të madh në historinë e Europës, Aleksandër Vuçiçit. Neobllokmenët në plakçitjen e pasurisë së shqiptarëve kanë kaluar baballarët e tyre bllokmenë mizor. Kemi 8 vite që endemi sin ë shkretëtirë dhe dyert e Europës të mbyllura. Kemi 8 vite që ne jo që nuk ecim drejt Europës, por përkundrazi shohim ndonjëherë drejt Azisë. Historia jonë është histori mbijetese. Për brezat që vijnë, fëmijët tanë dhe brezat në vazhdim, një shtyllë na e lanë rilindasit tanë. Kjo është drejtimi preëndimor i kombit shqiptar. Edi Rama do na çojë andej nga e çon xhepi dhe karrigia. Ne jemi dhe do mbetemiu ashtu siç. Ne jemi të lashtë, por rilindjen e kemi të shekullit të 19. Ata e formësuar të gjithë doktrinën. Ata ishin gjeni, e dinin që shpirti ynë kishte vuajtur shumë. Kishte pësuar trauma të mëdha. Ata ringjalljen dhe rilindjen e shihnin vetëm tek vokacioni perënimor. Integrimin në BE e kemi interes jetik kombëtar dhe do bëjmë gjithçka të ecim drejt saj” – tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura