Më mirë mos të vinte 20-vjetori…dhurata që s’do e donte askush nga prindërit

Oct 9, 2015 | 19:10
SHPËRNDAJE

Ai e kishte menduar shumë ndryshe këtë ditë. Në ditëlindjen e 20-të, Yuma Hasegawa mori si çdo njeri tjetër një zarf nga prindërit e tij. E paketuar me kujdes, e vulosur, dukej intriguese.

Por brenda, nuk ka pasur as ndonjë kartë krediti, as ndonjë biletë për koncert apo dokumentet e një makine të re. Kishte thjesht një shënim.

dhurata

Ose, për të qenë më të saktë, ka pasur një letër nga e ëma dhe i ati, në të cilën shprehej vendimi i tyre për të hequr dorë nga prindërimi.

Në Japoni, ku jeton Hasegawa, 20 është mosha ligjore që quhesh i rritur.

Letra, në të cilën prindërit e Hasegawa heqin dorë nga detyrimet e tyre prindërore, i kujton atij se është koha për t’u bërë një “anëtar i duhur dhe i përgjegjshëm i shoqërisë”.

Si fillim, në letër thuhet se atij do t’i duhet të fillojë të paguajnë qira për të jetuar në shtëpinë e tyre.

Dhe se nuk do të jetë në gjendje të martohet derisa prindërit e tij te kenë dhënë dritën jeshile për zgjedhjen e tij.

Hasegawa e ka postuar letrën në Twitter, duke shkruar: “Dhurata nga mami dhe babi”.

Ajo deri tani është bërë qa virale sa ka grumbulluar 22.000 retweets dhe 20.000 pëlqime.

Megjithatë, Hasegawa thotë se letra ishte menduar si një shaka. Të paktën kështu shpreson ai….

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura