Më mirë me apo pa reçipeta? Zbulohet dilema që mundon femrat

Nov 7, 2018 | 18:36
SHPËRNDAJE

Braktisja e reçipetave mund të jetë një zgjedhje e mirë për disa arsye, duke përfshirë një shëndet më të mirë. Ne po ju tregojmë të paktën tetë.

seno25

Nuk përmirëson format – Shumë femra besojnë se veshja e reçipetave ndihmon në përmirësimin e formave. Në fakt, sipas një studimi francez, merret efekti i kundërt, sepse dobëson muskujt e gjokseve

Qarkullimi i gjakut – Veshja e reçipetave rrezikon të ndalojë qarkullimin normal të gjakut, sepse mbulojnë zonën e gjoksit.

Komoditeti – Zakonisht, ju krijohet një lehtësim kur hiqni reçipetat. Duke mos i veshur fare, do t’iu krijohet një ndjesi më e mirë komforti dhe lirie.

Cilësia e gjumit – Nëse keni vështrësi me gjumin, shkaku mund të jenë pikërisht reçipetat, edhe pse nuk i mbathni gjatë natës. Kjo, pasi mund të ndikojnë në ritmet e gjumit.

Shëndeti i lëkurës dhe muskujve – Pa reçipetat që kanë tendencë të shtrëngojnë, shëndeti i muskujve përmirësohet, sepse favorizohet qarkullimi i gjakut. Ashtu si do të rinojë lëkurën, pasi evitohet mbledhja e mikrobeve dhe djersës.

Rrit volumin – Shumë femra përdorin reçipeta “Push-up” kur duan të rrisin volumnin e gjokseve. Në të vërtetë, është e nevojshme forcimi i muskulaturës për bërë më voluminoze.

Kursen para – Reçipetat nuk kushtojnë pak dhe për të blerë atë që ndihmon që rrisësh dekoltenë shpesh je e predispozuar të shpenzosh shifra të larta.

Format – Mos veshja e reçipetave, ndihnim në përmirësimin e formave të gjokseve. Kjo pasi, duke qenë e lirë, muskulatura simulohet dje kjo ndihmon në forcimin e muskujve të gjokseve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura