“Më mirë bashkëpunoj me Klevis Balliun se me zhgaravina!”- Kryemadhi flet për koalicionin me Komisionin e Rithemelimit: Marrëveshja nuk është me Berishën, por me…

Feb 2, 2022 | 22:38
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zbuluar detaje nga marrëveshja e arritur me Koalicionin e Rithemelimit për të hyrë në koalicion të përbashkët në zgjedhjet lokale të 6 Marsit.

monika kryemadhi

Përmes një interviste të dhënë për emisioni “Opinion”, Kryemadhi u shpreh se marrëveshja nuk është me zotin Berisha, por me 11 deputetët e PD-së të cilët kanë marrë përsipër të sfidojnë sistemin dhe të ndryshojnë rregullat e lojës.

Numri 1 i LSI-së shtoi gjithashtu se më mirë të bashkëpunojë me Klevis Balliun, se sa me zhgaravina të politikës shqiptare pa asnjë kontribut.

“Marrëveshja jonë nuk është me zotin Berisha është me ata 11 deputetët të cilët kanë marrë përsipër të fidojnë sistemin dhe të rregullojnë rregullat e lojës.

Unë midis zgjedhjes të bashkëpunoja me Gazmend Bardhin dhe me Belind Këlliçin, do zgjidhja Belind Këlliçin, se ka bërë një fushatë më “fair” pavarësisht se direktivat i kishte të sulmonte LSI-në.

Unë më mirë bashkëpunoj me Klevis Balliun, dhe s’ka asnjë gjë të keqe, se sa të bashkëpunojë me kukulla të shëmtuara, zhgaravina të politikës shqiptare të cilët kontributin e kanë zero në politikë.

Unë më mirë bashkëpunoj me Albana Vokshin se sa të bashkëpunojë me diçka që nuk përfaqëson asgjë. Bashkëpunimi ka të bëj me procesin dhe jo me ideologjinë. Midis atij dhe këtij djalit që kanë dalë me primare, ne kemi zgjedhur të jemi “Shtëpia e Lirisë”, “Lulzim Brava” ka zgjedhur të jetë shtëpia e Edi Ramës”, tha Kryemadhi.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura