“Më merr malli për të, më mungon shumë”- Sabri Fejzullahu emocionon me fjalët për bashkëshorten: Kam qarë për të. Është fryma dhe motivi im

Apr 9, 2020 | 13:33
SHPËRNDAJE

Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Nera nuk po e kalojnë karantinimin së bashku. Për shkak të mbylljes së kufijve, Nera mbeti në Amerikë tek vajza e saj ndërsa këngëtari po qëndron me familjen e Ermalit në shtëpinë e tyre në Brezovicë.

Pavarësisht se është i rrethuar nga familja e djalit, askush nuk mund t’ia heqë Sabri Fejzuallut mallin për bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në një kontinent tjetër.

Ai tha se Nera është fryma dhe motivi i tij, ndërsa pranoi se ka qarë kur bashkëshortja i dërgoi një foto.

“Nuk e kam të lehtë sepse mi di dhimbjet, hallet, ma di shpirtin. Po aq shumë më merr malli për të  dhe më mungon shumë. Por çfarë të bëjmë. Kryesorja është të jemi të gjithë mirë me shëndet, kjo është primarja.

Ajo e ka ditur gjithmonë se çfarë më duhet mua. Më jep dashuri përmes veprimeve të saj që bën për mua, unë i jap dashuri me fjalë më shumë. Kurrë në jetë nuk kam thënë gjë keq, e kam jetë, kemi 40 vite bashkë. Më mungon në çdo gjë, më mungon në çdo. Sot më dërgoi një foto dhe u përmallova, i thashë ti je nuri i bukurisë. Po më rrëshkiti dhe loti në faqe. Me del loti edhe nga gëzimi, nga nostalgjia dhe dashuria, për dikë që e ke frymë, motiv, çdo gjë edhe pse jam i rrethuar nga nipi dhe mbesat,”- tha ai në një intervistë për emisionin “Ftesë në 5”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura