“Më mbante të lidhur në ballkon, para meje kishte një vajzë tjetër”/ Ç’ndodhi në gjyqin ndaj 46-vjeçarit, kërkoi mëshirë i përlotur: Unë…

Sep 15, 2020 | 18:30
SHPËRNDAJE

DHORJELA ÇULE/ Në një seancë që u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të çështjes sensitive dhe akuzave që rëndojnë mbi 46-vjeçarin, Blerim Bizgjoni, ashtu si kishte deklaruar edhe para Policisë, nuk ka pranuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.pjimage

Gjatë gjithë procesit gjyqësor ai ka qarë dhe në mënyrë të vazhdueshme ka mohuar kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë me vajzën e bashkëfshatarit të tij.

“Kërkoj drejtësi dhe kini mëshirë, pasi nuk kam bërë asgjë për çfarë më akuzojnë”, ka thënë Blerim Bizgjoni gjatë seancës. Në orën 14:30 minuta, në Gjykatën e Pogradecit nisi të zhvillohej masa e sigurisë për të akuzuarin, ndërkohë që atij iu caktua një avokat kryesisht, ndërsa seanca u mbajt me dyer të mbyllura. Prokuroria edhe një herë ka parashtruar dinamikën e ngjarjes referuar dëshmisë së vajzës, ndërkohë që në përfundim Gjykata ka caktuar masën “Arrest me burg” me afat 40 ditë për 46-vjeçarin.blerim-bizgjoni-1

Ka qenë prokurori Shkëlqim Kokona, ai që i ka kërkuar Gjykatës arrest me burg me afat 40 ditë për Blerim Bizgjonin, pasi sipas tij duhet të paraqesë dy ekspertiza nga ekspertët psikiatër për të akuzuarin dhe minorenen.

Nga ana tjetër është kërkuar ekspertizë edhe për kohën e kryerjes së kësaj marrëdhënieje, pasi sipas prokurorit, deri tani ka vetëm një ekspertizë që vërteton se me të miturën janë kryer marrëdhënie. Nga ana tjetër, Blerim Bizgjoni nuk ka pranuar akuzën, madje ai është shprehur se gjithë kjo histori është sajuar nga familjarët e 14-vjeçares.

ARRESTIMI

Tri ditë më parë, Bizgjoni u arrestua pasi një 13-veçare nga fshati Vërdovë i Pogradecit denoncoi se ishte abuzuar seksualisht për një muaj e gjysmë nga bashkëfshatari i saj 46-vjeçar. Babai i shoqes së saj të ngushtë, në shtëpinë e të cilit vajza qëndronte prej gati një vit, sipas saj e përdhunoi dhe dhunoi fizikisht në mënyrë të përsëritur derisa e mitura denoncoi në Polici, duke bërë të mundur arrestimin e tij. Ngjarja ndodhi në banesën e Blerim Bizgjonit, një person i njohur në fshat si problematik, ndërsa 13-vjeçarja u përdhunua për herë të parë më 30 korrik, një fenomen që u përsërit disa herë, derisa ajo mori guximin ta denonconte babanë e shoqes së saj.

Blerim Bizgjoni, me dakordësinë e prindërve të së miturës, e kishte marrë këtë të fundit në banesë, duke u dhënë fjalën atyre se do të kujdesej për të, gjë të cilën familja e kishte pranuar për shkak të kushteve ekonomike në të cilat jetonte. Familja Qesolli, dy vite më parë kishte shkuar të jetonte në fshatin Vërdovë, pasi përmes bamirësisë kishte siguruar një banesë aty, ndërkohë që 5 anëtarët e saj jetonin me vetëm 5 mijë lekë në muaj.

Në këto kushte, vajza kishte gjetur mbështetje te familja e shoqes së saj dhe kishte shkuar të jetonte aty, por pas gati një viti ajo është bërë pre e abuzimit seksual, ndërsa nën presion psikologjik dhe kërcënime e ka mbajtur të fshehtë abuzimin sistematik. Ndërsa Policia ka arrestuar 46-vjeçarin, dyshimet e forta janë se krahas gjithë asaj që i kishte shkaktuar 13-vjeçares, ai synonte trafikimin e saj.

Pas dëshmisë së vajzës, ajo i është nënshtruar edhe ekspertizës mjekësore, e cila ka konfirmuar abuzimin fizik dhe seksual ndaj saj, ndërsa grupi hetimor ka arritur të identifikojë edhe vajzën tjetër, e cila dyshohet se është mbajtur në banesë para 13-vjeçares dhe pritet edhe marrja e saj në pyetje. Ngjarja e rëndë ka tronditur edhe prindërit e vajzës së mitur.

Në shtëpinë thuajse pa mobilie dhe asgjë për të ngrënë jetojnë dy prindërit e vajzës së bashku me motrën e saj 8-vjeçare dhe vëllanë dyvjeçar. Babai i saj, person me probleme të shëndetit mendor, tregon se vajzën ia kishte besuar Blerimit pasi kishin hyrje dhe dalje familjare dhe se ajo ndihej më mirë në shtëpinë e tij, për shkak se ishte shoqe me të bijën.

Dëshmia e vajzës së dhunuar: Më mbante të lidhur në ballkon

“Gjithçka ka ndodhur në ditën e Bajramit. Ai më nxori në ballkon dhe më mbajti aty 4 orë, nuk më linte të lëvizja dhe më kërcënonte se do më hidhte që aty. Më rrahu dhe më përdhunoi, më kishte lidhur. Edhe kur më lëshoi, ma bëri të qartë. Mos denonco më tha se kam miq në Polici dhe po mora vesh që ke thënë gjë, do të të vras babanë. Të nesërmen më la të shkoja në shtëpi te prindërit, por kisha frikë dhe nuk iu thashë asgjë. Ai më kërcënoi prapë dhe më detyroi që të kthehesha në shtëpinë e tij. Përsëri bëri të njëjtën gjë me mua, por këtë herë në dhomën e gjumit. E shoqja e Blerimit nuk mund të fliste sepse nuk flet dot nga një aksident që i ka ndodhur kohë më parë. Pastaj, pas datës 1 gusht, kur flinim ai më ngrinte natën dhe pa bërë zhurmë të shkoja në dhomën e tij. Unë dhe vajza e tij ishim shumë shoqe, prandaj shkova të rrija aty. Shkova me lejen e prindërve dhe nuk e dija se mund të ndodhte kjo gjë. Madje, kur kam shkuar unë mbanin një vajzë tjetër në shtëpi, por Blerimi e zboi atë”, ka rrëfyer 13-vjeçarja A.Q.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura