“Më mashtruan, jam gati për Shqipërinë”/ Kabashi realizon gol fanastik në Itali dhe mban në krye skuadrën e tij (VIDEO)

Mar 18, 2023 | 21:24
SHPËRNDAJE

Elvis Kabashi ishte vetëm 19 vjeç kur emri i tij bëri bujë në vitin 2013, pasi FSHF-ja publikoi një letër, ku i riu kërkonte të mos thirrej më nga Kombëtarja shqiptare (në atë kohë ishte pjesë e U-19), sepse dëshironte të përfaqësohej me Italinë në të ardhmen. Ndërkohë në një intervistë ekskluzive që dha për “Panorama Sport” më 17 prill të vitit 2022, Kabashi zbuloi se u mashtrua nga menaxheri Italian Davide Trokia, që i prishi punë në raportin me FSHF-në, ndërkohë që deklaroi se tashmë është gati për të përfaqësuar Shqipërinë, në qoftë se do të qe nevoja për ndihmën e tij.

KABASHI

Kabashi aktualisht aktivizohet në Serinë C me skuadrën e Rexhianës, që kryeson edhe kampionatin, teksa mesfushori 29-vjeçar ishte heroi i skuadrës së tij në ndeshjen e sotme, duke shënuar golin e fitores 1-0 në duelin ndaj Torres.

Shqiptari tundi rrjetën me një gjuajtje fantastike me të majtën nga jashtë zonës në minutën e 63-të, duke çuar peshë zemrat e tifozëve. Për Kabashin ky ishte goli i katërt në 26 ndeshje me fanellën e Rexhianës që është shumë pranë ngjitjes në Serinë B.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura