Me makinë plot me drogë, bie në pranga i moshuari nga Athina, tentoi që…

Nov 2, 2018 | 14:11
SHPËRNDAJE

Policia shqiptare në bashkëpunim me atë greke kanë goditur një tjetër rast të trafikimit të drogës.

Sipas pas një njoftimit të bërë publik nga Policia mësohet se është ndalur një makinë e cila kishte në brendësi 94 kilogram lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa.

makina me droge

NJOFTIMI I PLOTË

Falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke, goditet një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Operacioni mes Policisë Kufitare Sarandë, Policisë së Sarandës, Policisë Kufitare të Igumenicës dhe Antidrogës.

Arrestohet transportuesi i lëndës narkotike 71-vjeçari nga Athina.

Sekuestrohen 94 kilogramë e 720 gramë kilogramë Cannabis Sativa

Policia Kufitare e Igumenicës në bashkëpunim me Antidrogën, kanë marrë njoftim nga Policia Kufitare e Sarandës, se efektivët e Policisë Kufitare Sarandë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë janë vënë në ndjekje të disa personave që dyshohej se po transportonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil ku në tokën greke do i priste një automjet.

Rreth orës 08.00 në vendin e quajtur Sajadhe, Igumenicë, Policia Greke ka ndaluar për kontroll mjetin me targa IPA 4427 me drejtues shtetasin grek Panajotis Petropullos, 71 vjeç, banues në Athinë, i cili u arrestua në flagrancë.

Nga kontroll i mjetit u konstatua se kishte ngarkuar lëndë narkotike Cannabis Sativa ku nga peshimi rezulton se lënda narkotike ishte paketuar në 57 pako me peshë 94 kilogramë e 720 gramë.

Vijojnë hetimet e përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut të lëndëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve shqiptarë që transportuan me krahë lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura