‘Më lini të shkoj te Eneo’, keq nëna e djalit. Pse s’ishte dakord me lidhjen e tij

Jul 7, 2017 | 10:30
SHPËRNDAJE

Nëna e 20-vjeçarit që i dha fund jetës duke pirë fostoksinë ndodhet prej dy ditësh nën kujdesin e mjekëve pasi gjendja e saj shëndetësore nuk paraqitet e mirë.

eneo

Nëna po reflekton më shumë se të gjithë dhimbjen. Të afërmit tregojën se prej ditës që mësoi se i biri u nda nga kjo jetë, nëna kërkon që ta lënë të vdes.

“Më lini të shkoj tek Eneo” u ka thënë shpeshherë ajo, ndërsa gati nuk reagon fare ndaj komunikimeve dhe ndërhyrjeve të familjarëve.

Eneo Ferko ka pasur një lidhje të vështirë dhe me probleme të herëpashershme me vajzën 17-vjeçare.

Burime pranë të afërmve tregojnë se edhe një herë tjetër, para rreth 2 muajsh, ata kanë shkuar drejt ndarjes, por janë kthyer me ndërhyrjen e familjarëve, shkruan “Panorama”.

“Ajo nuk ishte e pjekur. E ka lënduar Eneon dhe shumë herë e provokonte, duke e kanosur se do ta linte sepse ai nuk i ofronte dot jetën që ajo meritonte. Unë nuk di detaje, por kisha dëgjuar që ajo ia nxinte jetën dhe ai prapë e falte sepse ishte i dashuruar. Mbaj mend që kur u kthyen nga Italia, ajo i tha se do ta linte sepse ai nuk ishte i zoti ta mbante”, tregon A. F., një e afërme e familjes së djalit.

Sipas po të njëjtave burime, fillimisht nëna e Eneos nuk ka qenë dakord për këtë lidhje, prandaj edhe ajo i kishte thënë ta mbanin të deklaruar, por jo të bënin fejesë.

PANORAMA

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura