“Më lini të qetë!”- Kreu i Shtetit nuk e pranon në Presidencë, reagon ambasadori Borchardt: OSBE është…

Nov 18, 2019 | 19:35
SHPËRNDAJE

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt ka refuzuar të komentojë vendimin e presidentit Meta, i cili e shpalli ‘non grata’ në presidencë.

Nga selia blu ku mori pjesë në një takim me kryedemokratin Lulzim Basha, i pyetur nga gazetarët, Borchadt tha “nuk komentoj asgjë”.

Bernd-Borchardt

“Nuk komentoj asgjë, OSBE është organizatë legjitime. Më lini të qetë”, u shpreh ai.

Presidenti Meta shpalli sot ‘non grada’ në Presidencë ambasadorin e OSBE, me argumentet se Bochardt, vuri në diskutim Dekretin e Presidentit  për zgjedhjet vendore dhe se publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura