“Më kot lutet të jetë pjesë e bashkëqeverisjes tonë”/ Basha për ftesën e Ramës: I ka mbaruar koha dhe e di që do të humbë! Ja mesazhi për socialistët e zhgënjyer

Apr 18, 2021 | 17:42
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Blinishti i Lezhës i ktheu sërish përgjigje kryeministrit Rama për ftesën për bashkëqeverisje. Sipas Bashës, Rama e ndjen se do të humbë në 25 prill, prandaj kërkon bashkëpunim. Kryedemokrati u shpreh se do të ishte shkatërrimtare që Rama të merrte dhe një mandat tjetër.

basha blinisht

“Ka një autor dhe një përgjegjës që 8 vite me radhë Zadrima mbeti në vend numëro. Ky vjen vërdallë dhe kërkon dhe 4 vite të tjera që do të ishin shkatërrimtare. Prandaj jemi këtu që ti japim përgjigjen e prerë në 25 prill, kur do të ndahemi njëherë e mirë. Edi Rama koha e dështimeve të tua ka mbaruar, koha jote mbaron në 25 prill. Më kot lutet që të jetë pjesë e bashkëqeverisjes me koalicionin tonë për ndryshim. Ju e dini pse e bën. Sepse e ka kuptuar se në 25 prill ai humb dhe Shqipëria fiton”, tha Basha.

Kreu i PD teksa i bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë numrin 9, kishte edhe një mesazh për socialistët e zhgënjyer, që ti bashkohen ndryshimit.

“Dita po vjen dhe ju o njerëz fisnikë të Zadrimës, e dini që nuk ka punë më të ndershme sesa puna derë më derë për të mos lënë pa prekur asnjë zemër të paprekur të patriotëve tuaj, mos lini që asnjë votë të shkojë kot.  Në 25 prill e keni ju në dorë. Mos lini jashtë këtij bashkimi askënd, madje as socialistët e zhgënjyer, vëllezërit dhe motrat tona merreni këtë bashkim dhe thojini që për ndryshim të votojnë numrin 9”,  u shpreh Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura