“Më kishin urdhëruar ta mbaja atë të lumtur”- ‘Skllavja e seksit’ tregon natën e tmerrit me princin Andrew

Dec 2, 2019 | 19:54
SHPËRNDAJE

“Skllavja e seksit”, e cila thotë se ishte detyruar të flinte me Princin Andrew kur ishte adoleshente, ka rrëfyer në një intervistë për BBC se urdhrat ishin që ajo ta mbante atë të lumtur.

Virginia Roberts vazhdimisht ka pohuar se ajo ishte trafikuar nga pedofili Jeffrey Epstein dhe se ajo duhej të bënte seks me Andrew, akuza të cilat Duka i Jorkut i ka mohuar kategorikisht. Ajo ka rrëfyer se duhej ta mbante atë të lumtur dhe të bënte çdo gjë që ai i kërkonte.

21568426-7746893-Virginia_Roberts_pictured_with_Prince_Andrew_and_Ghislaine_Maxwe-m-31_1575297184306

Ajo i bëri thirrje popullit që ta mbështesë në kauzën e saj, ndërsa tha: “Kjo nuk është një histori rozë seksi. Kjo është një histori trafikimi, një histori e djemve tuaj mbretëror”.

Ajo tregoi në intervistë se u soll në Londër nga Epstein në vitin 2001, u prezantua me Andrew dhe u dërgua më pas në një lokal nate ku duka i kërkoi të kërcente.

“Kur dolëm nga lokali Epstein më tha se në makinë unë duhej të bëja për Dukën të njëjtën gjë që i bëja dhe atij, dhe kjo gjë më sëmuri”, ka vijuar ajo, ndërsa shtoi se më vonë atë mbrëmje, ajo bëri seks me Andrew.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura