“Më kishe grisur kostumin”/ Nëna e Bes Kallakut flet për fillimet e karrierës së të birit! Babai i aktorit: Doja që të studionte për…

Sep 21, 2021 | 12:42
SHPËRNDAJE

Nëna dhe babai i Bes Kallakut kanë folur për herë të parë për fillimet e karrierës së djalit të tyre si aktor.

bes kallaku (3)

Teksa ishin të ftuar tek “Jeto me Orën”, i ati i këngëtarit tregoi se si mësues, nuk e kishte menduar ndonjëherë që i biri do të merrte këtë drejtim në jetë. Ai kishte pasur dëshira të tjera për jetën profesionale të Besit.

Ti e di shumë mirë, se unë kisha dëshirë që ti të vazhdoje shkencat e natyrës dhe në shkencat teknike, por shfaqjet e tua, të cilat gjithmonë i ndjek me shumë vëmendje, më bindën mua që ti duhet të zgjidhje vet”,- rrëfeu babai i humoristit.

bes kallaku (5)

Ndërkohë, nëna e Kallakut vendosi të ndajë me të gjithë publikun një kujtim të veçantë për të, nga fillimet e karrierës si aktor të të birit.

Nuk do ta harroj kurrë, ku në garderobën time ndodhej një kostum, të cilin unë e kisha më të preferuarin tim dhe ti e kishe marrë. Ndërkohë kur ti (Besi), e solle në shtëpi, kostumi ishte i grisur dhe unë mbas shumë kohësh, kur vendosa ta vishja, e gjeta të grisur në garderobë. Dhe nuk gjeja momentin për të të kërkuar llogari, për atë kënaqësi që ti më kishe dhënë në skenë”,- tregoi ajo duke qeshur.

Ndërkohë, javën e kaluar, Besi tha se e ka menduar të largohet nga Shqipëria, pasi dikur një prift i kishte thënë “që këtë vend e ka bekuar Zoti, por nuk e do robi’!

Si unë, si Jona e kemi menduar largimin. Shumë trishtim që dikush që ka një karrierë të konsoliduar, të mendosh largimin. Mbi të gjitha, ndonjëherë të bëjnë njerëzit të lesh vendin tënd. Më ka thënë një prift këtë vend e ka bekuar Zoti, por nuk e do robi’,- theksoi aktori i humorit.

I pyetur për faktin që ka vënë pasuri, Besi theksoi se pasuria më e madhe është familja e tij dhe se fëmijës së tij do i lejë vetëm emrin e mirë.

Mua gjatë kohës që duhet të shkruaj skenaret e ‘Kosherja’, rri deri në dy apo tre të mëngjesit duke shkruar. Përveç skenarëve të mi, kam edhe numrat që bëj edhe për të. Zgjohem herët në mëngjes, bej palestër dhe nis sërish punën me gjithçka kam përpara. Ka njerëz me xhepa plot, por me zemrën bosh.. për mua pasuria ime më e madhe është familja. Çdo gjë tjetër është përkohshmëri. E vetmja gjë që do i lej fëmijës sim është emri im i mirë dhe veprat e mia të mira”- tha ai.

bes kallaku (2) bes kallaku (1)

Besk Kallaku11 bes kallaku (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura