“Më kërcënoi me vdekje”/ Flet vëllai i të arrestuarit: Gjyqtari e tundoi, do padisim njeriun që na grabiti pronën (video)

Sep 10, 2018 | 11:04
SHPËRNDAJE

Pas shoqërimit të shtetasve Emin Myrtollari dhe Muhamet Hoxha në polici, me akuzën për kërcenim të gjyqtarit të Gjykatës se shkalles se pare në Korçë Besnik Shehu, vëllai i Emin Myrtollarit, Baki Myrtollari thotë për “News24” se gjyqtari Besnik Shehu ka sajuar gjithçka dhe se kërcënimi nga Emini nuk ka ndodhur.

Sipas versionit të vëllait, Emini ka qenë në vendin e tij të punës duke shitur fruta perime ne tregun e Korçës kur gjyqtari Shehu ka kaluar pranë tij dhe e ka provokuar me fjalë.

Pas denoncimit të gjyqtarit, Emin Myrtollari ka dhënë sqarimet në polici dhe do të procedohet në gjendje të lire. Vëllai i tij se bashku me përfaqësuesin ligjor të familjes thonë se shumë shpejt do ta padisin gjyqtarin Besnik Shehu.

Besnik Shehu
Besnik Shehu
Myrtollarët janë në gjyq për pronat në fshatin Porodinë me shtetasin A.Qeraxhiu. Gjyqtari Shehu në vitin 2016 ka dhënë një vendim në disfavor të vëllezërve Myrtollari, vendim i cili u apelua, por edhe Apeli lanë fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Tashmë çështja ndërmjet palëve ndërgjygjëse për pronat është në Gjykatën e Lartë.
Burimi: Balkanweb: https://www.balkanweb.com/kercenoi-me-jete-gjyqtarin-vellai-i-te-arrestuarit-seshte-e-vertete/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura