“Më ke shkrirë në dru, apo harrove”/ Ish-çifti përballet pas divorcit. Gruaja: Sot s’dua ta shoh me sy! Burri: Jetonim bashkë edhe pas…

Jul 3, 2022 | 17:37
SHPËRNDAJE

Collage Maker-03-Jul-2022-05.36-PMNazmiu është përballur me ish bashkëshorten e tij, Adelina, pasi ajo ka ardhur nga Italia për shtëpinë që ai i ka dhuruar të vëllait gjatë kohës që ishte në burg.

Ai i dorëzoi Kujtimit një prokurë për ta autorizuar të merrte një kredi prej 10 milionë Lekësh me anë të shtëpisë, por duke përfituar nga situata, vëllai ia mori me anë të një kontrate dhurimi.

Objekti është në bashkëpronësi të Nazmiut dhe Adelinës, e cila është shumë e revoltuar për situatën, që i ka ndodhur menjëherë pas humbjes së djalit 22-vjeçar Majin e shkuar. Ajo i rikujton ish-burrit fjalët e nënës së tij që i thoshte mos t’i besonte vëllait apo nipit, ndërsa rrëfen dhe një pjesë të historisë me Nazmiun, të patreguar më parë nga ky i fundit. Në publik, ndodhet edhe motra e madhe e Nazmiut, e cila ishte në vendin e Adelinës javën e kaluar, Lumturia.

Adelina, ish-gruaja e Nazmiut që ka ardhur për të ballafaquar në “Shihemi në Gjyq” çështjen e shtëpisë së tyre, tregon disa detaje për divorcin. Për shkak se ish-çifti nuk ka bërë ndarje pasurie, vazhdojnë të gëzojnë të drejta të barabarta mbi shtëpinë që Nazmiu i ka dhuruar vëllait të tij, Kujtimit.

Adelina thotë se  kanë ruajtur raporte të mira deri në momentin që ndodhi situata me shtëpinë, ndërsa Nazmiu bën një deklaratë të habitshme.

Adelina: Po çfarë pret ti nga ata njerëz, mua më vjen turp edhe ta them sot këtu. Po ti në 2012 mua më ke shkrirë në dru për ato ore apo harrove që unë të ndava për atë muhabet?

Nazmi: Me këtë historinë e Skënderbeut tani.

Adelina: Ta kap këtë shishen ta hedh. A nuk të ndava në Itali?

Nazmi: Po.

Adelina: Për çfarë? Thuaje!

Eni Çobani: Çfarë ka ndodhur?

Adelina: Për çfarë? Pse nuk mbajta djalin e atyre unë! Ato ishin prezent, kanë ndenjur 3 javë në Itali te shtëpia ime, i biri ishte në burg dhe unë isha e detyruar që për të dytën herë unë të mbaja djalin e tyre në arrest shtëpie. Herën e parë mua më ka ardhur asistenca sociale për të më marrë fëmijët. Jam detyruar e kam hequr nga shtëpia djalin e Kujtim Veselit dhe i kam marrë shtëpi tjetër në një fshat tjetër aty afër.

Eni Çobani: Që mos ta kishe në shtëpi?

Adelina: Që mos ta kisha në shtëpi sepse do më merrnin fëmijët. Po pse ia kam për borxh unë atyre? Po pse mor maskara, ia kishim për borxh?

Nazmi: Çfarë do ti tani, me historinë e Skënderbeut merresh ti?

Adelina: Çfarë dua unë? Unë  dua shtëpinë se ti më kokërr leku nga unë nuk merr, sa të jetë jeta dhe sa të jetë kjo kokë!

Nazmi: Më lër rehat, mos ashtu, njëherë filloi ajo, ka ndonjë tjetër javës tjetër?

Adelina: Më ke llahtarisur kalamajtë, më ke shtrirë përtokë për ato dhe aty ato prezent, Eni, po të betohem në shpirt të atij djali, nuk është ngritur njeri në këmbë

***

Ardit Gjebrea: Kam një pyetje: ju keni bërë divorc me Nazmiun?

Adelina: Unë kam bërë divorc atëherë.

Ardit Gjebrea: Divorc zyrtar?

Adelina: Po.

Ardit Gjebrea: Kam një pyetje sepse mund të ketë shumë çifte që janë në pozitën tuaj. Kur bëhet divorci, ndahet pasuria?

Eni Çobani: Jo detyrimisht.

Adelina: Unë nuk kam bërë ndarje pasurie.

Ardit Gjebrea: Pra, mbi këtë pronë që është kjo shtëpia, është prekur nga divorci ndonjë marrëveshje?

Adelina: Jo.

Ardit Gjebrea: Pra, kjo shtëpi i takon sa Nazmiut, edhe ty?

Adelina: Zoti Ardit, unë e kam bërë vetëm për inat atë sepse unë gjithmonë me atë jam. Laj, thaj, unë jam. Unë edhe ai jam.

Ardit Gjebrea: Si janë marrëdhëniet tuaja sot?

Adelina: Janë të mrekullueshme. Tani jo, se tani unë s’dua ta shoh me sy.

Ardit Gjebrea: Kanë qenë të mira edhe pas divorcit?

Nazmi: Po more, ne bashkë kemi jetuar edhe pas divorcit.

Adelina: Ai rrinte më shumë këtu sepse unë kisha vjehrrën këtu. Vjehrra ime nuk rrinte me mua.

Ardit Gjebrea: Adelina, ai thotë “pas divorcit kemi jetuar bashkë prapë”. Po pse u ndatë?

Nazmi: Ngaqë e rraha atëherë.

Adelina: Unë e bëra për inat ngaqë më rrahu, më bëri të vdekur. Ishin inatet e para. Ca kohë jetoi më vete dhe çfarë ndodhi? Atë kohë që jetoi me vete, djali i atij që ishte në burg, ky bashkë me Kujtimin bridhnin gjithë rrugëve të Italisë duke kërkuar burgjet e atyre ndërsa unë e shkreta shkoja punoja të mbaja kalamajtë, se s’kishte kush m’i mbante. Kush do m’i mbante? Ky mbante djemtë e Kujtimit nëpër burgje, unë punoja dhe rrisja kalamajtë e këtij./tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura