“Më ke ofendu k*rvë, prostitutë”, zbardhet përgjimi mes Xhisielës dhe Rexhepit: Në rregull se e sqaron prokurorja

Oct 18, 2018 | 20:00
SHPËRNDAJE

Vajza që denoncoi Rexhep Rrajën për dhunë dhe më pas e tërhoqi këtë denoncim, u vu nën një ballafaqim të përgjuar me ish-të dashurin e saj.

Përgjimi ambiental mes të rinjve është kryer në prokurorinë e Krujës, në datën 29 shtator, ndërsa dy të rinjtë janë regjistruar për rreth 2 orë e 30 minuta. Biseda mes të rinjve është regjistruar një ditë para arrestimit të djalit të deputetit të PS, fillimisht prokurorja Mirela Kapo ka pyetur në seanca të ndara dy protagonistët Xhisiela Malokun dhe Rexhep Rrajën ndërsa më pas ka bërë ballafaqimin e tyre.

Në bisedë Xhisiela thotë në prani të ish-të dashurit të saj se i ka thënë prokurores së nuk do të flasë për dhunën pasi nuk është në gjendje.

rexhep rraja

Xhisiela: Ja për këtë, nuk mbaj mend thash, nuk du t’flas për tjetër njeri. A e ke dhënë me dijenin tënde a t’ka detyru kush? Jo, vetëm për kët tha, për dhunën nuk do t’flas thash nuk jam në gjendje.
Rraja: Ku do t’flasësh?
Xhisiela: N’Tiranë
Rraja: Po a e kena lanë që këna shpresat matanë, mos me u humb shpresat.

Ndërsa në vijim zbulohet se lidhja mes të rinjve duket se nuk e ka pëlqimin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili i ka thënë djalit të tij se do e bëjë lanet të birin nëse shkon pas 25 vjeçares.
Edhe në këtë bisedë dy të rinjtë duket se janë treguar të kujdesshëm, pasi shpesh duket të flasin të rezervuar, apo edhe me kode me njeri-tjetrin.
Referuar bisedës, 25-vjeçarja insiston tek ish-i dashuri i saj Rexhep Rraja se para prokurores është shprehur se i qëndron deklarimit të dhënë me vullnetin e saj dhe se nuk e ka detyruar kush.
Si pjesë e bisedës mes tyre, Xhisiela i thotë ish-të dashurit, se kanë ushtruar dhunë ndaj njeri-tjetrit disa herë, ndërsa i riu i thotë se pistoletë nuk ka përdorur ndonjëherë ndaj saj.

Xhisiela: Jena rraf 100 herë sa jena rraf ne?! Edhe unë t’kam rraf një herë ta dish! Do t’denoncosh?
Rraja: Pistolete nuk kam përdor ndonjëherë ndaj m’vje inat.

Xhisiela Maloku ne gjykate

Procesverbal mbi veprimet e përgjimit ambiental
(Mbi veprimet e përgjimit ambiental)
Veprimet e përgjimit te bisedave filluan me vendimin e datës 29.09 2018, në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, znj. Mirela Kapo.
Përgjimi u krye në datën 29.09.2018.
Regjistrimi i bisedave u fiksua në shirit manjetik e ClD.
Gjatë kësaj kohe u regjistruan bisedat e mëposhtme.

Xhisiela Maloku në makinë

LEGJENDA
A. Xhisiela Maloku
B. Rexhep Rraja

A. Specifikisht ka thënë që dje ka qenë e mesume prej teje se t’kan ardhë kercënime n’telefonatë kush jan ata t’ju q. .robt (E revoltur)
B. Ore deklaratën e kam dhënë kot!
A. Nuk du me ja ditë.
B. Po qetësohu ore.
A. S’du me u qetësu fare, nuk ta fal sa t’kem jetë, se e dyshova se ishte, e dyshova se ishte plan tjetër.
B. Mirë një sekond (E nderpret A-ja)
A. Jo jo e dyshova, sepse deklaratën e bone shume qartë edhe shumë bukur, e dyshova deri në momentin që nuk e mora në telefon! E dyshova deri në momentin që the hajde ke vil

xhisiela4
B. O Zot m’fal ni sekond!
A. Tani deklaroje këtu para meje që ajo dje kur ka thënë kan ardhë kercënime ka qenë atje, në momentin qe t’ka thënë do t’bejë këtë pra ishte e mësuar prej teje.
B. Një sekond, a mbarove?
A. Po.
B. Te flas unë tashti?
A. Po, atë që të thash parë(E ndërpret B-ja)
B. A të flas unë tani të lutem!?
A. Nuk kam për të lënë.
B. He or Xhejn ma, pse bën kështu!?

A. Nuk kam pse të ngjoj!
B. O ti atë flas pak?
A. Nuk të ngjoj
B. A do flas tashti na prish ne o Xhil?
A. Jo
B. Ooo mos bëj kështu tashti
A. Ti ke arritë ke bo gjitha planet!
A. Nuk e di, pse s’e more ne pyetje?
B. Po s’e mora pra se ishe me nerva siç je tashti! Edhc tani talle, babi im m’tha- n.q.se ti i shko mbrapa, unë të bëj lanet. Edhe ti (E ndërpret A-ja)
A. Ti i ke shku deri mbramë mbrapa! Edhe unë nuk du me ja ditë, ajo aty ka ardh e msume prej teje.
B. Ku i shkova mbrapa ore!
A. Ajo aty ka ardhë e m’sume prej teje!
B. Ore një sekond!
B. Ngjo një sekond!
A. Po te ngoj o po te ngioj!
B. Mos bërtit (Debatojnë të dy njëherësh) Ore e ke leshu ti deklaratën!?
A. Jo.

rexhep rraja
B. Ke qenë aty ore
A. Se kam lexu them unë.
Ke qene aty
A. Nuk e kam lexu, nuk kam genë aty ke genë vetëm!
B. Mirë pra!
A. Kam faj se kam qenë aty.
B. Tashi një sekond.
A. Nuk ka!
B. Me fal një sekonde, të flas, përderisa i përket…
A. Nuk du me ja dite.
B. Rasti i djeshëm…
A. Kur isha me ata, kur isha me ata?
B. Përsa i perket rastit te djeshëm ta kanë dhënë fjalën dy burra, prit.
A. E ban mqeftas se ty ma kanë dhanë fjalën, a ka dhanë fjalën dy burra mu ti vazhdon akoma mqeftas, përderisa ti ke arrite ke dhënë ktë deklarata ti vazhdon akoma.
B. Ore deklarata është 21 korrik
A. Nuk du me ja dit siç t’jepte urdhër yt ate mos u merr me mue ti u merrshe mqeftas.
B. Ore shqiptar, unë kam vendos kaq, jam i gatshem jo sot, as nesër, një jave, dhjete dite, nje muaj, dy muaj të rri non stop me ty që ti ta shofësh a jam me të apo nuk jam.
A. Po do ta bësh!
B. Po. do t’rri non stop me ty do t’përgjigjem si të dush ti që a jam me atë apo nuk jam.
A. Ke shkrujt atje m’ke bo kërcënime se kshtu del.
B. Nuk të kam ofendu.
A. Ore më ke ofendu kurvë, prostitutë!
B. Po pra.
B. Ore këtë muhabet e kena sqaru njëherë.
A. Ok në rregull se e sqaron prokurorja tashi.

Të plotë e lexoni në: http://www.gsh.al/2018/10/18/u-mbyll-ajo-pune-edhe-une-tkam-rraf-njehere-pergjimet-e-plota-te-xhisiela-malokut/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura