“Me karrierë në administratën publike dhe sistemin bankar”- Ulsi Manja prezanton kandidatin e PS për bashkinë: Kësaj radhe Dibrës i kemi ofruar…

Jan 28, 2022 | 19:24
SHPËRNDAJE

Drejtuesi i Qarkut Dibër e njëherësh ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi se në zgjedhjet e 6 marsit bashkisë do t’i ofrohet një kandidat me aftësi menaxheriale si Rrahim Spahiu.

Duke iu referuar kandidaturës së Spahiut, Manja u shpreh: “U konkludua se kandidati do të jetë Rrahim Spahiu, i moshës 55 vjeç, me një karrierë shumë të gjatë në administratën publike dhe në sistemin bankar. Një njeri me vizion. Dibra ka një shans do të ketë në krye një menaxher. Është një financier në profesion dhe unë jam i bindur qe do të bëjmë punë të mira”

“Është një person me karrierë të gjatë në administratë publike dhe sistemin bankar. Ka ruajtur të gjitha lidhjet dhe kontaktet me Dibrën, është qytetar i Dibrës. Këtë radhë Dibrës i kemi ofruar një kandidat me aftësi menaxheriale. Është financier me profesion dhe jam i bindur se do të bëjmë punë të mira pas fitores së 6 marsit”, vijoi Ulsi Manja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura