“Më kapi një lloj stresi, ankthi”/Çfarë po ndodh me Donaldin? Aktori në gjendje të rënduar psikologjike: Më duket sikur….

Jan 25, 2022 | 14:30
SHPËRNDAJE

Pas eleminimit të Beatrix Ramosajt nga shtëpia “Big Brother VIP”, Donald Veshaj mesa duket nuk po e përjeton mirë qëndrimin në shtëpi pa praninë e këngëtares.Aktori i humorit, ka diskutuar me Egzona Rafunën se nuk ka qënë në gjendje të mirë emocionale dhe ‘i duket sikur po humbet veten e tij’. Para se të shtrihej për të fjetur, Donald Veshaj ka treguar se e kishte kapur ‘ankthi’ dhe nuk po mundte të flinte dot gjumë.

Moderatorja nga Kosova e ngushëlloi aktorin, duke i rikujtuar se ‘ai ka një arsye’ që po qëndron ende në shtëpi dhe ‘nuk duhet të dorëzohet’. Gjithashtu ajo u shpreh se ai po shqëtësohet shumë për Beatrixën se ‘çfarë po bën jashtë dhe si është ajo’.Pjesë nga biseda:

Donaldi: Më duket sikur po humbas veten time…

Egzona: Mos harro arsyen përse je futur. Mos u dorëzo…

Donaldi: Ajo arsyeja po më mban këtu brenda. Kam momente që do të dorëzohem njeri jam dhe unë. Dje në darkë kur u shtriva, errësirë komplet, gjumë spo më vinte më kapi një si llloj stresi, ankthi…

Egzona: Është shumë normale për ty që ta kesh këtë ndjesi për shkak të shkëputjes me Beatrixën. Mban dhe mendjen sesi është ajo jashtë, çfarë po bën.

donald beatrix Beatrix-Donald-Veshaj beatrix ramosaj donald veshaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura