“Më kanë vendosur dy gjoba pa të drejtë për 5 kg mish”, Rama:  Edhe kreu i opozitës thotë kam të drejtë, jo më një kasap

Mar 13, 2018 | 18:10
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një aktivitet në qytetin e Elbasanit, në kuadër të programit të zhvillimit 2021 dhe shqiperiaqeduam.al. Sipas Ramës kjo është platforma e bashkëqeverisjes, ku dëgjohet zëri i çdo qytetari dhe zgjidhet çdo ankesë e ligjshme apo kërkesë e mundshme.

Një qytetar shprehu një shqetësim për qeverinë, pasi i kishin vendosur një gjobë 1 milion lekë pa asnjë të drejtë.

rama1

Dialogu

Qytetari: Më kanë vendosur 1 milion lekë gjobë në vitin 2014

Rama: Si në 2019 se 2019 nuk ka ardhur akoma

Qytetari: Në 2014 jo në vitin 2019. Më kanë vendosur dhe një gjobë tjetër në 2018, pa të drejtë.

Rama:  Ja ministri i Bujqësisë të të jap përgjigje.

Qytetari: Ma kanë vendosur për 5 kile mish.

Peleshi: Unë nuk e njoh këtë çështje, por ka procedura që të  ankohesh. Duhet të jenë të gjithë në rregull, të ngrihen në një standard tjetër. Nuk kemi një standard për të informuar.

Qytetari: Unë jam më çdo gjë në rregull

Peleshi: Je ti po nuk janë të tjetër

Rama: Këtu dhe kryetari i opozitës thotë që jam në rregull kur e di që nuk është në rregull, jo më një kasap.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura