Kush është “Taulanti nga Librazhdi” në përgjimet e Fredi Alizotit? E tregon “Babalja”

Oct 15, 2018 | 22:18
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Në audiopërgjimet e Fredi Alizotit, përmendet edhe një emër, “Taulanti nga Librazhdi”, për të cilin Prokuroria nuk ka ende dijeni se kush mund të jetë. I pyetur se cili është “Taulanti nga Librazhdi”, në audiopërgjimin e Fredi Alizotit, Albert Veliu, për emisionin “Open”, dha referenca drejt kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës.

Albert veliu 1

“Taulanti është ai djali i shkathët, që ka lidhje me të gjithë “kingat” e Shqipërisë. Është ai që del e thotë ‘Babale 1’ e ‘Babale 2’, e me radhë. E di e gjithë Shqipëria, cili është ky Taulanti. Ne babale jemi, e babale do vdesim, por nuk jemi si Taulanti”, deklaroi Albert Veliu. Babalja theksoi më tej se audiopërgjimet e publikuara nga prokuroria, në shumë momente mund të jenë të manipuluara dhe jo reale, pasi “ata mund t’i bëjnë si të duan”, sipas tij.

PJESË NGA INTERVISTA

Ti e di se kush ka ardhur te me marre me makine mua? Eshte diçka qe del nga pergjimet. Drejtori i pergjithshem i gjithe shqiperise, ça e ka ai, nga delvina, nga eshte ai. Behet fjale per Ardi Veliun. Kjo eshte fjalia e shkeputur e Fredi Alizotit nga video e publikuar nga partia demokratike nga Salianji. Mendoni se eshte i perfshire Ardi Veliu ne kete çeshtje.

Vallai, une mendoj se…sa kane qeverine ne dore.. ju jeni gazetare beni punen tuaj dhe degjoni dy llafe me llogjiken time. Ai i ka te gjitha ne dore. E bejne te bardhen te zeze, te zezen te bardhe e bejne sit e duan. Une versionin tim do i qendroj deri ne fund, kjo qe eshte e vertete eshte e vertete.

Fredi alizoti permend  edhe nje emer tjeter ne video, taulanti thote. Kush mendoni se mund te jete.

Po kyTtaulanti qe thoni ju, ai qe thashe eshte i lidhur me te gjithe kingat e shqiperise.

Per ke behet fjale?

Albert veliu 1

Po me gjithe kingat e shqiperise ai eshte i njojtur. Me te gjitha figurat ai ka marredhenie se eshte djali i shkathet ai miku qe ia ben babalja numer 1 dhe babalja numur 2. Ne jemi babale dhe babalja do vdesim. Nuk vdesim egoiste ne publik.

Po ti pse beson qe Taulanti eshte Taulanti per te gjithe, qe ne mendojme te gjithe. Behet fjale per deputetin e partise socialiste.

Nuk dua te flas per asnje lloj politikani, mundesisht nuk dua tu degjoj zerin, dua qe te kem familjen e qete, te me lene mua te qete. Te marrin zerin tim te ekspertizes, dhe zerin e x-it, dhe zerin e Agrn Hysenit dhe te fredi alizotit dhe te shohin.

I kane marre dhe ka ardhur pergjigja.

Çfare pergjigje ka ardhur?

PJESA E PARE E INTERVISTES 

PJESA E DYTE E INTERVISTES 

***

“Më kanë sjellë një person dhe më ka thënë ‘të garantojmë djalin’”, Albert Veliu: Një makinë me 4 persona me tatuazh…

Albert Veliu, ose i njohur ndryshe si “Bablja” i qëndron deklaratës se zëri në audio-përgjim është i Agron Xhafajt. Ai ka treguar edhe se është kërcënuar pas publikimit të audio-përgjimit, gjatë një interviste transmetuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”.

Albert veliu

Babalja tregon se ai ka marrë kërcënime dhe gjatë kohës që ka qenë në kamp dhe i kanë premtuar se do i rregullojnë djalin, t’i japin pasaportë maqedonase dhe ta dërgojnë tek e ëma dhe vëllai i madh.

PJESE NGA INTERVISTA

Kush po e ben presion ku dhe si?

Me ka sjelle nje person qe mos te ze emra ne goje me ka thene te garantojme djalin me pasaporte maqedonase hajde poshte e kalojme ne shpifje dhe ti del nga burgu.

Pra ti te rikthehesh ne shqiperi te thuash qe nuk ishte e vertete?

Po dhe djalin ta nisin direkt me pasaporte maqedonase qe sot po te duash tha po une nuk pranoj

Ta nisin ku?

Ku eshte zonja ime me djalin e madh

Ku jane ata?

Nuk mund ta shpreh ku jane se ato i di shteti shqiptar qe kane agjentet e tyre qe ata e dine ku jane zoteria qe po ndjek njerezit kemba kembes.

Po thoni qe jane kercenuar edhe jashtë?

Po kam marre shume kercenime.

Ne çforme me shpjego pak…

Capture

Ne shume forma qe atje i mbron shteti nuk hyn dot atje se atje eshte tjeter shtet ku jane ata jane shtet shume i fuqishem jane shtet qe mbrojne te drejtat e njeriut dhe jane shteti i te drejtes qe i japin te drejte gjithe europes jo me dava sipunet tona.

Ti flet per kercenime edhe ketu ne kamp perveç personit qe siç the ka ardhur dhe ka premtuar qe te ktheheni dhe te tërhiqni?

Jo jo dje ka ardh edhe nje makine me 4 persona me tatuazh dhe kane pyetur si jane marredheniet ne kamp ça rojesh bejne sa roje jane dhe aty u leshua gjithe policia mbreme ka rrethuar gjithe zonen kane qene 2 me drite dore pas gardheve nuk e di kush kane qene.

Makine ma targa shqiptare?

Me shqiptare xhip i zi plus jane regjistruar ne polici edhe shume makina te tjera qe ven e vijne afer kampin targa shqiptare fotografojne provokojne.

Pra ne nje fare menyre ndihesh i kërcënuar?

Gjer shume i kercenuar dhe ky vend per mua nuk eshte shume i sigurt.

Po pse mendon se gjithe keto makina vijne per ty?

Keto e bejne per te me kercenuar mua qe une te bej doreheqje nga e verteta ime.

Perse mendon se jane per ty dhe jo per dike tjetër?

S’ka vetem une jam aty jam bashke me djalin ata te tjeret qe jane aty jane afrikane vijne dhe ikin marrin rrugen per ne serbi dhe thone qe eshte person qe prish çeshtjen qe  mund te iki nga azili une kam 5 muaj kam kerkuar mbrojtje ketu te qe per te ik nga azili une kisha ik me kohe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura