“Më kanë kërcënuar me jetë”, Ruçi i përgjigjet Hajdarit: Shkresën ia përcolla Lleshajt. Ua kam thënë edhe më parë…

Oct 28, 2019 | 10:23
SHPËRNDAJE

Pas deklaratës së fortë të dhënë nga deputetja Rudina Hajdari në seancën plenare se e kanë kërcënuar me jete, ka reaguar kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci.

ruci+ hajdari

Ai ka thënë se i ka përcjellë shkresën Ministrit të Brendshëm, shkrese qe sipas tij duhet te kete mberritur dhe pas kesaj, pritet të merren masa për gjithë shqetësimet që ajo ka ngritur.

“Zonja Hajdari e kam marrë shkresën tuaj. Edhe njëherë u kam kërkuar punonjësve të shërbimit që brenda sallës së Kuvendit dhe godinës së Kryesisë së Parlamentit të bëjnë detyrën e tyre sipas ligjit dhe udhëzimeve përkatëse me të gjitha ato shqetësime që ngritët juve. Nga ana tjetër kërkesën tuaj, në mënyrë të posaçme kërkesën tuaj ja kam përcjellë Ministrisë së Brendshme, ku sipas statusit të deputetes dhe kërkesës, të merren masa për shqetësimet që keni ngritur në kërkesën që keni përcjellë dhe trajtuar në seancën e Parlamentit” tha Ruci.

Ndërkohë lidhur me konfliktet për kreun e grupit të demokratëve në Kuvend, Ruci ka thënë se janë cështje që duhet t’i zgjidhin vete deputetet.

“Ua kam thënë edhe më parë: është e drejtë ekskluzive e deputetit të largohet nga një grup parlamentar, dhe e drejtë e grupeve të përjashtojnë anëtarët e grupeve. Në këtë punë nuk jam unë, as kryetari i Kuvendit dhe as seanca. Është e drejta juaj, nuk ka punë as kryetari as seanca.  Problemet që kini brenda vetes, uluni, i zgjidhni, i konkludoni sipas rregullave demokratike të rregullores së Kuvendit”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura