Salianji publikon video-përgjimin e Fredi Alizotit/ “Më kanë ardhur me makinë të zezë, më…”

Oct 9, 2018 | 23:40
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka publikuar në emisionin “Opinion” një video të fshehtë ku është filmuar Fredi Alizoti i dosjes “Babalja”, i cili rrëfen se është përdorur nga policia dhe e kanë çuar në Prokurori për ta shantazhuar.

Deputeti Salianji tha se Fredi Alizoti nuk ishte në dijeni që po filmohej, teksa rrëfente se është marrë nga policia për të deklaruar se është ai personi që bënte zërin e Agron Xhafajt duke folur në telefon me “babalen”.

f62d1698-a5ad-413a-9bbd-62192a08736d

“Tregohet se në kushte të lira pa asnjë pengesë, ky person tregon se si Ardi Veliu e ka marrë më makinë dhe e ka kërcënuar dhe e ka shantazhuar dhe e ka blerë. Taulant Balla e dinte se e ka takuar këtë person. Video është bërë nga persona të panjohur që kanë biseduar”, tha Salianji.

“Je me ne apo me ata” – i ka thënë Veliu, Fredi Alizotit.

“Erdhi vlla më mori në shtëpi. Ku je m’tha se e kishte numrin e telefonit në prokurori. I thashë unë jam të lagja. Ka ardhur MB, makinë e zezë, më ka marrë, më ka çuar në prokurori”, thotë Alizoti në video-përgjim.

pergjim i alizotit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura