“Me kancelaren ramë dakord që…”/ Kryeministri i Maqedonisë së Veriut zbardh takimin me Merkelin: Të zgjidhen pengesat politike, i kemi kryer detyrat e shtëpisë

Sep 14, 2021 | 21:43
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka zbardhur takimin me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Me anë të një postimi në Facebook ai thotë se ranë dakord që të mos vonohet procesi i integrimit në BE i rajonit.

merkel zaev

Sipas Zaevit, Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë dhe tani duhet të zgjidhen vetëm pengesat politike.

“Falënderoj Kancelaren Merkel për angazhimin personal, për punën e përkushtuar dhe kontributin e çmuar në forcimin e marrëdhënieve të Gjermanisë me Maqedoninë e Veriut, si dhe për mbështetjen në rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe në procesin e anëtarësimit në BE.

Na duhet sa më parë të zgjidhim pengesat politike dhe të integrojmë Maqedoninë e Veriut në BE. I kemi kryer me sukses detyrat e shtëpisë, por kjo nuk do të thotë që të ndalemi këtu. Ne punojmë çdo ditë dhe luftojmë për një të nesërme më të mirë për qytetarët tanë.

Me Kancelaren Merkel ramë dakord që integrimi në BE Maqedonisë së Veriut dhe i rajonit të mos vazhdojë të vonohet dhe se është shënuar progres i qëndrueshëm nga të gjitha institucionet relevante evropiane dhe partnerët ndërkombëtarë të shtetit”, shkruan Zaev, ndërsa poston e fotot gjatë takimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura