Me kallashnikov në banesën e vjehrrit, policia jep detaje për aksionit 5 orësh gjatë natës: Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, u desh…

Sep 20, 2020 | 11:31
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit bën me dije se karrestuar 31 vjeçarin Elton Meta, i cili gjatë natës së shkuar i armatosur me një kallashnikov shkoi pranë banesës së vjehrrit të tij, duke kërcënuar se do të vetëvritej.

policia-renea-696x462

Policia thotë se për shkak të rrezikshmërisë, në vendin e ngjarjes shkuan edhe Forcat RENEA.

Në zonë u evakuuan banorët e tjerë dhe u vendos një perimetër sigurie.

Njoftimi:

Arrestohet në flagrancë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje” shtetasi E. M., i cili mbrëmjen e djeshme me një armë zjarri kërcënonte se do të vriste veten.

Shërbimet e DVP Fier, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zhupan, një shtetas po tentonte të vriste veten me armë zjarri, menjëherë shkuan në vendngjarje.

Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të autorit ndërhyrja e shërbimeve të policisë vendore ishte me rrizk për jetën e tyre por edhe të autorit pasi kërcënonte herë pas herë se do vriste veten dhe mos të afrohej njëri në oborrin e banesës.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes shkuan forcat speciale RENEA dhe grupi negociator, si dhe u ngrit grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori.

Ndërkohë u morën masa sigurie për banorët për rreth duke vendosur perimetër sigurie dhe pas afro 5 orë negociatash mes RENEAS dhe 31-vjeçarit, u bë e mundur që ky shtetas të bindej për të mos kryer vetëvrasje dhe t’i dorëzohej  shërbimeve të Policisë.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 31 vjeç, banues në Peshtan, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje”.

31-vjeçari, për motive të dobëta kishte shkuar në fshatin Zhupan, në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, dhe ka kanosur me një armë zjarri personat që ndodheshin në banesë. Më pas ka dalë në portën e oborrit të banesës dhe kërcënonte se do vriste veten me armën që dispononte.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov, 2 gëzhoja dhe 25 fishekë luftarak.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:

Me automatik në banesën e vjehrrit, pas disa orësh u dorëzua. 31 vjeçari dyshohet të ketë…

 

Fier/ 31 vjeçari i armatosur me automatik shkon tek banesa e vjehrrit dhe…Policia tregon çfarë ndodhi gjatë natës. Ndërhyn edhe RENEA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura