“Më ka vdekur mamaja nga…”/ Sabiani shpërthen në lot teksa flet për momentin më të vështirë në jetën e tij: Nuk më pa asnjëherë në skenë

Oct 11, 2021 | 12:39
SHPËRNDAJE

Këngëtari Sabian Medini ka folur për herë të parë për nënën e tij gjatë një bisede me konkurrentët e tjerë në “Big Brother VIP”. Teksa fliste me gjysmë zëri, artisti zbuloi se e ëma ka ndërruar jetë për shkak të kancerit.

sabiani (3)

Në një moment të tillë, Sabiani nuk mundi t’i mbante dot lotët dhe filloi të qante me dënesë, ndërkohë që pothuajse të gjithë banorët e tjerë u mblodhën rreth tij për ta ngushëlluar.

Mua më ka vdekur ime më nga kanceri, jo në gji, por në mitër. Nuk më pa asnjëherë në skenë, asnjëherë. S’kisha për ta treguar kurrë”,- tha me zë të mekur Medini.

sabiani keisi medini

Ndërkohë, teksa ishte duke realizuar lojën e javës me Beniada Nishanin, Sabiani tha:

E pe vertë që u mbusha. Për nënën nuk… U mbusha aq keq sa… më vinte keq që po më shihnin njerëzit që isha duke qarë aty. Nuk doja të bëja dramë. Nuk e kontrollon dot.

Edhe ndoshta njerëzit më njohin edhe ndryshe, por unë jam njeri i ndjeshëm. Ndoshta më shohin pak kështu si rebel, nuk e di pse. Nuk do të thotë që s’je i fortë kur qan.

Për shembull, ne jemi dy vëllezër dhe unë rrallëherë e shoh vëllain tim duke qarë, por që edhe ai ndonjëherë e ka lëshuar veten. Unë jam më i ndjeshëm. Gjërat që më bëjnë më shumë për të qarë, është kur shoh vuajtje. Vuajtje tek të tjerët”.

Ndërkohë, vajza e këngëtarit, Keisi, ka treguar se është mbështetja e tij më e madhe në këtë rrugëtim që artisti ka marrë. Gjatë hyrjes në “BBV” Sabiani tha: “Do doja të kishte vajza të bukura aty brenda”.

Pas kësaj deklarate, Keisi publikoi në Instastory disa video të realizuara gjatë hyrjes së Sabianit në shtëpinë e madhe. Krahas tyre, modelja shkroi: “Mbreti im”.

sabiani keisi medini (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura