“Më ka nxirë jetën, njeriu më i…”/ Noizy dhe Yll Limani shprehin publikisht “ankesat” për njëri-tjetrin (VIDEO)

May 26, 2022 | 22:54
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Artistët shqiptarë janë aktivë në rrjetet sociale ku përveç projekteve muzikore apo koncerteve, publikojnë shpesh edhe video për të qeshur.

Ky është rasti i dy artistëve, reperit Noizy dhe këngëtarit Yll Limani, të cilët kanë publikuar së fundmi disa video në Instastory.

Teksa janë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, Noizy e quan këngëtarin “njeriun më të besdishëm në botë.” Ndërkohë shakanë e ka vazhduar edhe Ylli, i cili njihet tashmë për sensin e tij të humorit.

Biseda:

Noizy: Nëse ka njeri më të besdisshëm në botë, në rruzullin tokësor, është vetëm ky.

Yll Limani: Është e vërtetë por si e ke kuptuar kaq shpejt?

Noizy: Ja 5 minuta me ty edhe e kuptova direkt.

Më tej këngëtari i “kundërpërgjigjet” reperit me një tejtër postim ku shprehet:

“Për të gjithë ju që më keni pyetur këto ditë si je nxirë kaq shumë, ky më ka nxirë jetën.”– përfundon ai duke qeshur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura