“Më ka dhunuar 8 vjet”/ Paloma rrëfen betejën e bashkëshortit të saj me alkoolin: Telefonova Policinë kur mori thikën dhe më…

Oct 15, 2021 | 13:23
SHPËRNDAJE

Paloma, konkurrentja e “Big Brother VIP”, emri i vërtetë i së cilës është Rudina Demneri, ka rrëfyer mbrëmë se bashkëshorti rumun, Alandi, e ka dhunuar për tetë vite me radhë.

paloma

Demneri zbuloi se një skenë dhune para vajzës së tyre, Lunës, u bë shkak që ajo të telefononte Policinë. Pas ngjarjes tronditëse, gazetarja i vuri kusht Alandit që të shtrohej në rehabilitim, ose ajo do të ndahej prej tij.

Vetëm alkool. Ka një vit e gjysmë që e ka hequr, që kur ndodhi pra që përfunduam në Polici, që më hodhi para gocës. Ishte traumë! Por ja dola. Ia doli ai në radhë të parë! Shpërthimet i kishte një herë në muaj, Vinte natën në tre të mëngjesit, unë dhe goca në gjumë. Plaste, thyente gota, më zgjonte nga gjumi.

Sa kisha lindur atëherë, ishte tre muajshe vajza. Ajo qante nga dhimbjet e barkut. S’dija çfarë t’i bëja. Vetëm mi mo, pa ndihmë fare. ‘Pse s’ma ke bërë darkën?’, edhe ulëriste, thyente gota, bënte…

paloma (10)

Ndërsa ajo që shkuam në Polici pastaj, isha kështu e tmerruar… Kishte ardhë goca e tezes atë ditë shyqyr Zotit, një ditë para kishte ditëlindjen ky, ka qenë data 16 prill. Më 17 plas skandali domethënë. Kishte ardh kjo, kishim ftuar dhe disa komshinj që ikën përpara se kanë një pastiçeri aty poshtë.

Unë kisha ngrënë se nuk erdhi, 12:30 ora. ‘Ha!’; ‘Po nuk më hahet se kemi ngrënë po hajde ulemi’. ‘Ha po të them!’ e kapi pastaj budallallëku, mori thikën (bën me shenjë tek fyti i saj). Ulërit goca, ka parë të gjithë skenën. Më kapi, donte të më plaste në tokë.

paloma (8)

Zbrita poshtë te komshinjtë se më ndihmoi goca e tezes, ky iku në tualet. Mori me më hedh në tokë prapë. Aty pastaj mora Policinë. U bëmë gazi i botës, s’kisha çfarë bëja. Durova tetë vjet, më iku truri. Vitet e fundit u rëndua fare. Na iknin klientët dhe ne me punën e atij mbahemi se çfarë do bëj me rrogën time, të laj kredinë apo…

80% të gjërave i kishte shumë mirë, këtë 20%… U bë një gjendje traume për gocën. 24 orë e mbajtën nën mbikëqyrje. Më thanë që nëse nuk bëja kallëzim, nuk e fusnin dot brenda. S’e fusja dot me duart e mia.

paloma (7)

Shkova pastaj në shtëpi, mar rraqet, iki dhe për tre javë nuk u duka. Ka takuar vetëm gocën, mua jo. Atëherë më dedikoi një këngë dhe i thash: ‘O do ndahemi, o do lesh alkoolin’. I lash disa ditë të mendohej. Tre javë ika te shoqja ime.

I thashë ‘ do futem në shtëpi ditën e parë që do fillosh terapinë’. Më tha ‘Ok, nuk ke nevojë të më lësh kohë të mendohem, e lë që tani. Por do ndryshosh edhe ti për mua’. I thash që s’kam vese që të ndryshoja.

paloma (5)

Pastaj nisi terapinë, bëri ekzaminimet. Nuk ishte për asgjë. Një ditë ishte tapë, ditën tjetër me supëra me gjëra, ditën e tretë avazi. Më zinte tmerri çdo tre ditë. Përpos varësive, punonte si kafshë. Pastaj u rëndua dhe filloi të kishte probleme me njerëzit”,- rrëfeu Paloma.

Ndërkohë, ditën e djeshme, gjatë një interviste për “Live From Tirana”, Alandi tha se nuk bëhet xheloz për Palomën.

Jo. Nuk është xhelozia një faktor, nuk jam bërë xheloz, por normal që jam aty ku duhet, pra e ka një limit edhe xhelozia. Unë jam shumë i qetë, e marr me dashuri dhe pasion çdo gjë. Më ka mërzitur në shumë momente që ka folur më shumë seç duhet, nuk ka shpjeguar siç duhet situatat, por i ka rënë shkurt dhe njerëzit janë keqkuptuar.”.

paloma (3)

Muzikanti tregoi se mundohet që të mos e shohë “Big Brother VIP” në shtëpi, sepse vajza e tyre 6-vjeçare kërkon nënën e saj.

Më pyet vazhdimisht sepse normal është nëna e saj, unë mundohem ta shmang dhe të mos ta shoh Big Brother-in në shtëpi. Është në moshën që do mamin e saj por e kemi menaxhuar, ja kemi dalë. Deri tani jemi shokë të mirë, luajmë  bashkë, bëjmë detyrat bashkë, mësoj dhe unë shqipen më mirë”,- u shpreh ai.

paloma (2) paloma (1) paloma aldo lipe (6) paloma aldo lipe (7) paloma aldo lipe (2) paloma

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura