Më i miri në Zvicër, por Panuçi injoron Avdiajn. Investimi i Shqipërisë pa ftesë

Nov 22, 2017 | 21:06
SHPËRNDAJE

Shqipëri më sulmuese! Kjo ka qenë direktiva e trajnerit të ri të Kombëtares dhe e tillë është paraqitur kombëtarja së fundmi. Edhe ndaj Turqisë, në fushë u pa një ekip agresiv në zonën kundërshtare dhe një përfaqësuese që nuk stepet. Mirëpo, krahas dëshirës dhe deklarimeve, elementet e nevojshëm për sulmin anashkalohen vazhdimisht. Në ndeshjen e fundit miqësore, Shqipëria kishte në listë vetëm Armando Sadikun si lojtar të mirëfilltë zone.

albion avdiaj

SULMUESI

Në fundjavë, Grasshopers ka fituar 2-0 kundër Thunit dhe ka qenë një investim i Shqipërisë që i ka dhuruar tri pikët. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Kombëtares Shpresa, Albion Avdijaj, i cili ka shënuar dy herë për nëntë minuta dhe skuadra e tij ka marrë trepikëshin në superligën zvicerane. I aktivizuar në të 57-ën, sulmuesi ka realizuar dy herë në minutat 74 dhe 85 për të vulosur sfidën. Shqipëria ka investuar te një futbollist, për të cilin është aplikuar proceduara e përshpejtuar e pajisjes me pasaportë, por prej kohësh është lënë në harresë. Avdijaj, në përfundim të periudhës për t’u aktivizuar me Kombëtaren U-21, nuk ka zgjedhur ende një Kombëtare A në ndeshje zyrtare. Ai ka luajtur në dy miqësore me Kosovën, në miqësore jo zyrtare, por ende ka mundësi përzgjedhjeje të përfaqësueses me të cilën do të aktivizohet. Para kuqezinjve, ai ka qenë pjesë e Kombëtares U-17 dhe U-19 të Zvicrës.

Capture

TRAJNERI

Kristian Panuçi, në daljet e tij para mediave, ka deklaruar se do të kërkojë lojë sulmuese nga Shqipëria, mirëpo, lojtarë të tillë lihen në harresë dhe vetë Kombëtarja duket “në gjumë” përpara tyre. Ndaj Turqisë, Sadiku ishte e vetmja “pykë” në repartin e avancuar nga të gjithë futbollistët e grumbulluar.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura