Me fotot e fundit Oriola Marashi sapo na konfirmoi se është fejuar dhe unaza i shkon kaq shumë

Jun 25, 2020 | 17:31
SHPËRNDAJE

Modelja e njohur, Oriola marashi i ka dhënë fund beqarisë dhe zyrtarisht tashmë është e fejuar me futbollistin Eros Grezda. Këtë lajm sapo në e konfirmoi vetë Oriola me anë të publikimit të disa fotove në Instagram, ku nuk ka nguruar të ekspozojë edhe dorën me unazë.

pjimage - 2020-06-25T173011.991

Disa ditë më parë çifti më i ri i shoëbizz-it kanë takuar familjet e njëri-tjetrit dhe ajo që pritej ishte vetëm ceremonia e fejesës, por ende Oriola nuk na ka zbuluar ndonjë moment nga ceremonia.

Të dy tashmë ata janë vendosur në Kroaci për të bashkëjetuar. Ata u bindën se janë për njëri-tjetrin pas muajve të karantinës, që i kaluan bashkë në shtëpinë e futbollistit 25-vjeçar, i cili jeton në Kroaci.

Çifti e kanë kaluar karantinën së bashku dhe Eros ka treguar detaje në lidhje me këtë periudhë izolimi, por që për të mund të konsiderohej një muaj i vërtetë mjalti. “Si po shkon marrëdhënia me Oriolën?”, e pyeti moderatorja e njohur, Ori Nebijaj.

“E thatë ju emrin e Oriolës, por unë s’e them në asnjë rast. Jam i lidhur dhe jam shumë i lumtur. Po kalojmë karantinën bashkë. Për momentin jemi bashkë dhe po kalojmë shumë mirë”, u shpreh ai shumë spontanisht.

Më pas, intervista vazhdoi duke u pyetur futbollisti nëse karantina ka shërbyer si test për marrëdhënien e tyre dhe 25- vjeçari e ka pranuar.

“Po normalisht, ishte një kohë e mirë që ta shohim veten, si ta njohim partnerin”, ka shtuar Eros Grezda. Nuk munguan dhe ngacmimet nëse ka ndodhur që janë grindur me njëri-tjetrin dhe nëse Oriola ia ka nxirë jetën atij me foto gjatë karantinës.

oriola marashi uunaza oriola marashi 12 oriola marashi

oriola marashi

oriola
oriola marashi1
oriola marashi eros grezda oriola marashi oriola marashi1 Eros grezda Oriola Marashi oriola marashi oriola-marashi5 oriola marashi4 oriola-marashi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura