“Me fondet e tenderave në spitale, Beqaj po bën shtëpi në Peruxhia”

Nov 27, 2015 | 12:21
SHPËRNDAJE

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, po raporton në Komisionin në Shëndetësisë në lidhje me shkurtimet në spitalet në rrethe. Beqaj tha se janë bërë vlerësime në spitalet bashkiake dhe, sipas tij, po zbatohet një shkurtim të personelit mjekësor prej 338 mjekë në 24 spitale. Kreu i dikasterit të Shëndetësisë tha se personeli mjekësor shkurtohet me 5% ndërsa ai jo mjekësor 20%.

beqaj_copy_1

“Nuk mund të pranoj që njerëz të ndryshëm të shkojnë në spital dhe të kthehen në shtëpi duke marrë rrogën kot, duke mos punuar”,- tha ai.

Kundër shkurtimeve të personelit mjekësor ishte edhe deputeti i LSI, Petrit Vasili, i cili tha është një hap i nxituar, pasi është sektori më i gabuar për shkurtime.

“I vetmi kompromis që nuk e kam bërë dot kur isha ministër, ishte të hiqja personel”,- tha Vasili.

Albana Vokshi e akuzoi Beqajn se fondet që po shkurtohen në ministri kanë lidhje me një shtëpi që po ndërtohet në Peruxhia.

vokshi_20834_0

“Mos mashtroni zoti ministër, pasi janë 600 familje që po u hiqni bukën e gojës. Gjeta kodin e punës. Ata kanë mbi 20 vite pune dhe rrezikojnë të marrin dhe pensionin. Jam e sigurt që këto lekë do venë për tendera si ai që i dhatë mikut tuaj për Sterilizimin. A kanë lidhje këto fonde që po shkurtohen me një shtëpi që po ndërtohet në Perugia.”, pohoi Vokshi.

“Keni ca kohë që keni probleme me shtëpinë time, por problemet e shtëpisë time nuk i zgjidh dot. Merresh me kuzhinën time, me banesën time. Zgjidh problemet e tua, se ke probleme shtëpie”, iu përgjigji Beqaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura