“Më fillon e mbaron me tërmet”, Rama në familjen që iu rrënua shtëpia. Tregon kur iu thye nota në sjellje: Bëra një vjershë të degjeneruar për…

Jan 24, 2020 | 11:47
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ishte sot në banesën e re të Halil Sulës në Tiranë, shtëpia e të cilit u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

edi-rama

Ndërsa shikonte ambientet e reja të banesës së familjes Sula Rama  tha se po bëhet çmos që të mbarohet me shpejtësi ndërtimi i shtëpive të reja, ndërsa theksoi se do shkojë në Bruksel dhe Gjermani për lobim për marrjen e fondeve.

“Ka qenë goditje e madhe dhe ishte dëm shumë i madh. Por i kemi marrë masat dhe do shkojmë në Gjermani, Bruksel, sot vjen Presidenti i Këshillimit është që po bëjmë çmos të mbarojmë me shpejtësi këtë punë,”- tha kreu i qeverisë.

Rama shtoi se tashmë tërmeti ka mbaruar për pjesën më të madhe të njerëzve dhe jeta e tyre normale ka filluar.

Por sipas tij fjalët në kazan kanë filluar dhe dita i nis e mbaron me tërmet.

“Tërmeti ka mbaruar për pjesën më të madhe të njerëzve ka filluar jeta normale. Ka filluar prapë llafet e kazanit por për mua fillon dita tërmet dhe mbaron tërmet. Me këtë punë që është prioriteti kryesor. Çdo ditë kemi një takim për tërmetin dhe gjatë darkës një takim po për tërmetin. Dhe ideja është të kthehen të gjithë në shtëpi më të mira sesa i kishin,”- u shpreh ai.

Gjatë bisedës me familjen Sula nuk munguan as batutat. Kryeministri vuri re karamelet Zana në tavolën dhe u kthye pas në kohë duke kujtuar si mori thyerje në notë për shkak të një vjershe për këto karamele.

“Karamelet Zana kanë dalë prap. Më kanë thyer notë në sjellje kur isha në Lice, bëra një vjershë për karamelet Zana, por ishte vjershë e degjeneruar për kohën,”- pëfundoi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura