Me fadroma dhe makineri të tjera për të gjetur florinj, arrestohen katër shqiptarë duke gërmuar në Greqi. Njëri i dënuar me 18 vite burg

Oct 11, 2019 | 21:07
SHPËRNDAJE

Katër shqiptarë u arrestuan nga policia greke pasi u gjetën duke gërmuar buzë një lumi në Grykën e Skordilit në Janinë në kërkim të monedhave të arit dhe objekteve të lashta. Ata përdornin një eskavator për të kryer gërmimet.

astynomia2-3

Shqiptarët e arrestuar janë të moshave, 42, 38, 42 dhe një 27 vjeçar. Oficerët zbuluan menjëherë atë që po ndodhte dhe i arrestuan.

Në vendin e gërmimeve të paligjshme, përveç makinës gërmuese, u gjetën dhe u konfiskuan një kamion i vogël i hapur, një gjenerator me benzine, një pompë uji me benzinë, 5 fenerë litiumi, 4 pompa uji dhe një larmi mjetesh, përfshirë edhe telefona celularë.

Për më tepër, kontrolli i të arrestuarve zbuloi se 27-vjeçari ishte në pritje të një urdhri arrestimi nga Gjykata Penale në Aigio, për vjedhje, ku ishte dënuar me 18 vite burg.

Të arrestuarit akuzohen për shkelje të legjislacionit antik dhe trashëgimisë kulturore në përgjithësi dhe hyrje të paligjshme në vend dhe do t’i referohen Prokurorit Publik të Janinës. Departamenti i Policisë Konitsa po heton rastin.

/S.Ll/Panorama/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura