“Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka”- Bylykbashi debat me Bushatin: Shqiptarët s’duhet të na shohin si armiq. Jemi garues jo gladiatorë

| 21:44
SHPËRNDAJE

I mandatuari i PD për tryezën e përbashkët të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi është përfshirë në një debat me deputetin e PS, Ervin Bushati.

Të ftuar në emisionin “Real Story”, në “Neës24”, Bylykbashi, tha se opozita ka qëndrim të qartë, që me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, ndërsa Bushati Bushati u shpreh se palët nuk janë armiq dhe nuk po luftojnë, ata janë në një garë, ku do të ketë fitues dhe humbës.

Capture

Pjesë nga diskutimet:

Bylykbashi: Më 2013 rrotacioni politik me votë garantoi hapjen e rrugës për statusin e vendit kandidat. Tani, Bundestagu e ka bërë të qartë, Reforma Zgjedhore dhe zgjedhjet janë problem. Ne jemi vend me katalog skandaloz të shkeljeve të të drejtave të njerëzve. Me këtë proces që kemi nisur tani dhe që duhet ta përmbyllim brenda dy muajsh është e kotë që PS t’i këndojë paqes. Ky do jetë një proces shumë intensiv në sy të publikut. Qëndrimi i opozitës është i palëkundur, me Ramën nuk mund të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme. Vendimmarrja e opozitës se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet, që do jenë zgjidhje e krizës politike, është e qartë, me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Ajo që është një fakt, me Ramën zgjedhje të lira e të ndershme shqiptarët nuk mund të kenë.

Bushati: Kemi disa fragmente të opozitës. Unë paraqes mazhorancën, dhe ne kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve që të japim rezultate. Shqiptarët nuk duhet të na shohin si armiq, jemi garues. Jemi si në një garë, që ndeshen dy kundërshtarë për të fituar. Nuk është normale të ndodhë sot në 2020, në mes të Evropës, ne s’jemi gladiatorë, ne të gjithë duam që fëmijët tanë të jetojnë më mirë. Edhe në vende te tjera, politika është e ashpër, këtë punë ka politika.

Sot PS në atë tryezë, në politikën shqiptare, ka mbi 50%, dhe po operojmë me ¼. Kjo është shenjë e besimit të mirë që i japim opozitës, sepse i kemi numrat dhe në Parlament. Mbaj mend një shprehje të bukur që tha sot Bylykbashi në tryezë “Prezantimi real i forcave politike”.

Bylykbashi: Kjo është batuta e fundit. Ju të gjithë e kujtoni, më 2001 ODIHR tha se gjerësia e fitores së PS ishte në pikëpyetje. Më pas doli PE që vuri kusht konsensusin, dhe më 2002 u ra dakord për një reformë konsensuale, sepse edhe pse i kishte votat PS, nuk mund t’i përdorte. Jemi kthyer 18 vite pas.

Bushati: Anglia është kthyer 300 vite pas dhe nuk po zgjidh dot Brexit. Ky është realiteti i ri që po jetojmë. Çfarë duhet të themi që Britania është kthyer në kohën e Çarlsit./BW

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.