Më e dashuruar se kurrë, aktorja shqiptare ndan foton e ëmbël krah futbollistit afrikan 19 vite më të vogël

Nov 17, 2020 | 13:27
SHPËRNDAJE

Adriana Matoshi është më e dashuruar se kurrë me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld.

Çifti bënë publike lidhje pak kohë më parë dhe tani nuk i ndalin dedikimet e dashurisë për njëri-tjetrin.

Së fundmi, aktorja Adriana Matoshi, nënë e katër fëmijëve, postoi në rrjetet sociale një foto krah 21-vjeçarit në plazh dhe i dedikoi disa fjalë të ëmbla.

“Të qenurit së bashku është vend i mrekullueshëm për të qëndruar!”- shkroi ajo, duke treguar se është mjaft e lumtur në krah të partnerit të saj.

Gjatë një interviste, aktorja u shpreh se nuk i intereson fakti që Keith Groeneveld është me ngjyrë dhe shumë më i ri se ajo.

Gjithashtu edhe futbollisti, pranoi se nuk e ka problem që Adriana Matoshi ka qenë e martuar dhe ka katër fëmijë me ish-bashkëshortin e saj.

/Panoramaplus.al

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura