Me dy armë zjarri dhe i skeduar si trafikant kanabisi, adoleshenti bie në pranga në Krujë

Sep 25, 2018 | 14:52
SHPËRNDAJE

Policia e Krujës ka arrestuar një 18-vjeçar për armëmbajtje pa leje dhe  si të dyshuar për kultivim kanabisi.

Në një njoftim për mediat mësohet se  18-vjeçari Abedin T., në momentin e arrestimit kishte dy armë zjarri.

Arme

Njoftimi i plotë

Policia e Fushë-Krujës arreston një shtetas 18-vjeçar për armëmbajtje pa leje dhe i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohen dy armë zjarri dhe 58 fishekë luftarakë.

Në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje apo që mbajnë armë në banesë , shërbimet e Policisë mbi bazën edhe të informacioneve të marra në rrugë operative , në vendin e quajtur ” Kodra e fiqve” kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Abedin T., 18 vjeç, banues në Fushë- Krujë, i cili qarkullonte me një armë zjarri në dorë.

Shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll edhe në banesën e këtij shtetasi ku si rezultat i kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe një armë zjarri tjetër, pushkë model 56 dhe 58 fishekë luftarakë.

Mbi 18-vjeçarin rëndon edhe akuza e kultivimit të bimëve narkotike, pasi gjatë kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike shërbimet e Policisë kanë konstatuar të mbjella disa bimë narkotike, ky dyshohet se i ka kultivuar shtetasi i mësipërm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 284 dhe 278 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura