“Me djemtë e mi”/ Çiljeta Xhilaga shfaqet për herë të parë krah djalit të Alban Hoxhës (FOTO)

May 25, 2022 | 11:27
SHPËRNDAJE

PanoramaPlus.al/ Çiljeta Xhilaga është një nga emrat më të “vjetër” të estradës shqiptare.

Këngëtarja ka një karrierë shumë të gjatë në industrinë tonë muzikore. Mirëpo viteve të fundit, ajo ka zgjedhur të distancohet nga profesioni i saj dhe t’i përkushtohet familjes. Këngëtarja prej vitesh po përjeton historinë e saj të dashurisë me futbollistin, Alban Hoxha.

Gjatë ditës së sotme ajo ka ndarë një foto të veçantë me djalin, Fernandon dhe djalin e partnerit të saj. Ndonëse dyshja bashkëjetojnë me njëri-tjetrin prej vitesh, është hera e parë që ajo shfaqet krah djalit të Albanit, në rrjetet sociale. Kjo foto tregon pë raportin e mirë që ka ndërtuar Çilijeta me djalin e futbollistit.

“Me djemtë e mi,”- ka qenë përshkrimi që këngëtarja i ka bërë postimit.

Ju kujtojmë që në shkurt të vitit 2013, këngëtarja Çiljeta Xhilaga u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vogëlushin Fernando, i cili tashmë është 9 vjeç.

Ndërkohë që prej vitesh është në një romancë më Albanin, fansat shpesh herë e ngacmojnë me faktin se kur do martohen dhe do të kenë një fëmijë së bashku.

Më herët këngëtarja zhvilloi dhe një mini-intervistë me ndjekësit në Instagram, ku u pyet: “Kur do ia bësh edhe ti ‘bam’ me Albanin?”, referuar datës se kur ata do shkojnë në altar.

Ndërsa Çiljeta Xhilaga iu përgjigj: “Ja do dalim të shtimë në top, po e dëgjove zhurmën jemi ne.”

ciljeta xhilaga

Fejohen Çiljeta dhe Albani, unaza dhe dhurata romantike e portierit - FaxWeb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura