“Me dhimbje, grupi ja doli deri në majë”/ Mesazhi i ish-ministrit Saimir Tahiri (foto)

Aug 27, 2018 | 21:14
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duket se po i shijon pushimet e verës me aventura nga deti e deri në mal. Të paktën, këtë përshtypje të lënë postimet e tij në rrjetet sociale, ku ndaj momente nga jeta private.

WhatsApp Image 2018-08-27 at 20.53.17 (1)

Në një postim në fundit në “Insta Story”, ish-ministri nën hetim për lidhje me “Habiljat” në trafikun e drogës, ka shpërndarë një foto të një grupi njerëzish me kurriz nga fokusi i aparatit, e në sfond male të larta. Në një koment bashkangjitur imazhit të postuar shkruan: Me dhimbje, grupi ja doli deri në majë.

Një ditë më parë, ish-ministri publikoi një foto, ku dukej i veshur me rroba ushtarake dhe mjekrën e lënë, duke treguar se ndodhej në majën e Kendrevicës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura