“Më dhemb që nuk takoj dot babanë e sëmurë”, flet mesfushori i Interit: Ajo që duhet të fitojmë …

Mar 30, 2020 | 18:06
SHPËRNDAJE

Mesfushori i Interit, Antonio Kandreva ka bërë një deklaratë të fortë, teksa thotë se të fitojmë betejën me koronavirusin është gjëja më e rëndësishme për momentin.

kandreva

33 vjeçari italian është gjithashtu i shqetësuar për familjen e tij në Romë, më saktë për babain e tij që është i sëmurë prej 1 viti dhe nuk ka mundësi ta takojë, ndërkohë një falënderim ka dhe për infermierët që po sakrifikojnë pafundësisht në këto momente.

kandrevaa

“Simboli i kësaj periudhe janë fotot e infermierëve në spitale të ndryshme të Italisë, që tregojnë fytyrat e tyre me shenja nga mbajtja e maskave.

Është e tmerrshme, prandaj dua t’i falenderoj për kurajon e madhe, dedikimin dhe sakrificat e tyre. Patjetër që do ja dalim, më të fortë se më parë.

Të afërmit e mi janë në Romë dhe kjo më bën të vuaj edhe më shumë. Është me të vërtetë gjë e keqe të mos kem mundësi të shkoj të takoj babain që ka qenë i sëmurë prej 1 viti.

Të flas në këto momente për skudeton nuk më duket e drejtë. Skudetoja e vërtetë për secilin prej nesh në këto momente është të mposhtim virusin,” tha Kandreva për “Corriere dello Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura