“Me Detin festuam sot 20-vjetorin e fillimit të bashkëpunimit tonë”/ Meta vendos të ndryshojë look-un: Gati për një javë të re

Jan 23, 2022 | 14:32
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta si duket ka menduar të ndryshojë look-un e tij, teksa ka publikuar një foto me berberin e tij të cilën e shoqëron me shkrimin se “Me Detin festuam sot 20-vjetorin e fillimit të bashkëpunimit tonë”.272281677_478068063688434_955924110248487835_n (1)

Me këtë mesazh Meta lë të kuptohet se ka 20 vite që kujdeset për look-un e tij tek i njëjti berber. Ndërsa shton më tej se tashmë ai është “gati për një javë të re!”

“Me Detin festuam sot 20-vjetorin e fillimit të bashkëpunimit tonë! Gati për një javë të re!”, shkruan Meta në rrjetin social në Facebook.Screenshot_2Më herët kreu i shtetit ishte në Shkodër, aty ku bashkohen dy lumenjtë Buna dhe Drini. Ndërsa uron për një të diel të bukur dhe të bashkuar me familjet. “Nga ku bashkohen Buna dhe Drini, ju uroj një të diel të bukur dhe të bashkuar me familjen tuaj!”, shkruan Meta. Kujtojmë që pak ditë më parë, Presidenti ishte në Korçë, ku mes flokëve të dëborës ai zgjodhi të recitojë edhe një poezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura