“Më dërguan të zhveshur në spital”- Kritiku i Putin thirrje Moskës: Më jepni rrobat, janë prova të rëndësishme

Sep 21, 2020 | 16:47
SHPËRNDAJE

Alexei Navalny, kritiku i Presidentit rus, Vladimir Putin dhe kreu i opozitës përfundoi në spital në gjendje të rëndë, pas një helmimi. Ndërsa autoritetet gjermane thane se ai ishte helmuar me Navicok, vetë Navalny pohoi se ky akt ishte kryer nga Moska.

Alexei Navalny

Në një reagim Navalny i kërkoi Moskës që t’ia kthente rrobat që ai kishte veshur ditën kur u helmua, pasi sipas tij aty gjenden “provat kryesore”.

 

Para se të transportohesha drejt Gjermanisë, ata më hoqën rrobat dhe më dërguan krejtësisht të zhveshur. Duke qenë se në trupin tim ishte gjetur helm dhe se një infeksion kontakti ishte i mundur, rrobat janë provë materiale shumë e rëndësishme. Unë po kërkoj që rrobat të paketohen me kujdes në një qese plastike dhe të kthehen tek unë,”, pohoi Navalny nga Berlini, ku ndodhet ende i shtruar në spital.

Kujtojmë se Navalny, i cili u ndje keq gjatë një fluturim për në Rusi më 20 gusht, u shtrua si fillim në një spital në Siberi dhe më pas u transportua në Gjermani. Aty u verifikua se ishte helmuar nga një helm noviçok, një helm nervor i prodhuar nga ekspertët sovjetikë për qëllime ushtarake.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura