“Më dërgoi SMS në 6 të mëngjesit dhe më tha…”- Miss Kosova sqaron të vërtetën e lidhjes me Majk dhe arsyen pse reperi e hoqi nga Instagram

Nov 21, 2020 | 15:10
SHPËRNDAJE

Miss Kosova, Blerta Veseli u përfol pak ditë më parë për një lidhje dashurie me reperin e famshëm Majk.

Aludimet nisën pasi Miss-i publikoi në Instagramin e saj një foto të Majk.

Menjëherë, pas kësaj u përfol për një romancë mes tyre dhe reperi bëri “unfollow” Blerta Veselin.

Gjatë një intervistë së fundmi, ajo sqaroi të vërtetën duke thënë se foto u publikua për të paralajmëruar një bashkëpunim mes tyre, por që u shty për shkak të pandemisë.

Ndërsa rrëfeu se s’ka qenë në një lidhje dashurie asnjëherë dhe për momentin dëshiron të jetë single, pasi është e fokusuar në gjëra të tjera.

 “Nuk ka pasur ndonjë moment të sikletshëm mes nesh dhe s’kemi sekret me njëri-tjetrin. Nëse Majk do më propozonte, do i përgjigjesha që s’kam kohë për të tilla gjëra. Majku që ka bërë postimin në Instagram-in tim ishte për të treguar për një projekt, një bashkëpunim që do të vijë së shpejti por për shkak të karantinës është shtyrë. Të vërteta nuk ka pasur, lajmet ishin trillim. Në lidhje s’kam qenë asnjëherë dhe nuk do të jem. Po bisedonim për një projekt që është shtyrë,”- u shpreh biondja seksi në emisionin “Glamour Zone”.

Blerta Veseli sqaroi edhe heqjen nga Instagram të Majk, duke thënë se ai i dërgoi mesazh në 6 të mëngjesit për ti treguar.

“Nuk jemi në lidhje, as shokë por bashkëpunëtor. Nuk jam e gatshme për kështu gjërash dhe s’jam në një lidhje, nuk më pëlqen të merrem me të tilla gjëra. Majku zgjohet herët dhe nga ora 6, ndërsa unë më vonë. Më kishte thënë që po të heq nga Instagram sa kanë ndodhur gjëra të kota. Unë i pashë lajmet e fundit. Jo, nuk jemi zënë. Bashkëpunimi pritet të vazhdojë pas karantinës,”- përfundoi ajo.

/Panoramaplus.al

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura