“Me ç’të drejtë ti Edi Rama…”/ Presidenti i drejtohet kryeministrit: Po futesh në jetën private dhe intime të qytetarëve! Paralajmëron prova të reja

Apr 19, 2021 | 13:20
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me disa pyetje, ndërsa e akuzon se po futet në jetën private dhe intime të qytetarëve.

Kreu i Shtetit tha se po shantazhohen qytetarët për të votuar qeverinë, ose ata që janë mbeshtetes te PD dhe LSI te mos votojnë.

“Ndaj dua të të pyes ty Edi Rama, me ç’të drejtë i ke marrë të dhënat shqiptarëve.

Me ç’të drejtë ti Edi Rama ai ke caktuarve shqiptarëve nga një fuks për tu futur ne jetën private, deri tek jeta intime dhe do ketë prova, për ti shantazhuar dhe dhunuar për të drejtën e votës, që ose të mos shkojnë nëse janë përkrahës së PD dhe LSI ose të japin garanci që vota të jetë për Rilindjen

Me ç’të drejt diskriminon nga raca, gjinia, bindja fetare, gjendja ekonomike.

Edi Rama kush do të mbajë përgjegjësi nëse të dhënat e shqiptarëve do të keqpërdoren nga mafia kombëtare apo ndërkombëtare.

A e mendon ti Edi Rama se me këtë që ke bërë i ke hapur dyert krimit kibernetik.

Presidenti kishte edhe një apel për drejtësinë: “Ndaj i kërkoj prokurorisë të nisë verifikimit duke nisur nga kryeministri në detyrë dhe kryetari i PS Edi Rama.  Zotërinj prokurorë duhet të merrni në pyetje patronazhistët tuaj. Të zbardhet e gjithë e vërteta, pasi të drejtat e shqiptarëve janë në rrezik.“

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura