“Më bëtë të më vij turp që jam bashkëkombasi juaj”, tenori i njohur ka një tjetër mesazh të fortë: Zot fali…

Aug 5, 2017 | 16:19
SHPËRNDAJE

Pas letres shperthyese ku shkruante se “Më bëtë të më vij turp që jam bashkëkombasi juaj”, qe shkaktoi bum reagimesh ne rrjetet sociale, tenori Agim Hushi ka nje tjeter mesazh per gjithe shqiptaret dhe ndjekesit e tij.

Ai ka reaguar i revoltuar, duke i cilësuar ata që e kanë sulmuar si njerëz që s’lexojnë dhe smirëzinj.

Postimi në Facebook:

“Sqarim per miqt emije dhe jo per ata qe mezi cpresin te cfryjne helmin e cmires! Mua me vjen turp per keta qe na perfaqesojne, qe rrenuan Shqiperine per 22 vjet, qe po vrasin dhe shpresen! Ato qe sduan te lexojne ckam shkruar qartazi i ngushelloj me fjalet e urta: Zot fali…”.

Letra shpërthyese/ “Më bëtë të më vij turp që jam bashkëkombasi juaj”, tenori i njohur braktis Shqipërinë

Tenori i njohur Agim Hushi me nje leter te gjate shperthyese ka njoftuar se ka braktisur perfundimisht Shqiperine dhe i shpreh falenderime pafund asaj qe e cileson ‘Australia ime”.

hush.jpg

Lajmin ai e ka ndare me ndjekesit e tij ne rrjetet sociale, ne te cilen ka numeruar zhgenjimet e shumta.

“Pas nje viti qesharak me se fundmi erdha dhe une tek termat serioze te realitetit te nje atdheu te deshtuar, qe eshte kapur per fyti dhe po jep shpirt ne duart e nje kaste kriminele, ku vlere kan vetem hajdutet, maskarenjt, injorantet, baballaret tane te kombit me hundet zbardhur nga kokaina ! Me bete te me vije turp nga vetja qe jam bashkekombasi juaj!”- shkruan ai.

Postimi 

Se fundmi rikthimi ne qytetin tim, atje ku filloi karriera ime; ne Sydney Opera!
Ndihem kaq i lumtur dhe krenar per kete rikthim dinjitoz si qytetar australian!
Pas nje viti qesharak me se fundmi erdha dhe une tek termat serioze te realitetit te nje atdheu te deshtuar, qe eshte kapur per fyti dhe po jep shpirt ne duart e nje kaste kriminele, ku vlere kan vetem hajdutet, maskarenjt, injorantet, baballaret tane te kombit me hundet zbardhur nga kokaina !
Me bete te me vije turp nga vetja qe jam bashkekombasi juaj!
Me dhemb qe ai popull i mire ka marre pothuaj lehtesine e nje kopeje delesh per tu cuar buze gremines dhe kujtesa historike i eshte kthyer ne nje histeri politike te skajshme dhe pa asgje qe te kujton qytetrimin te cilit i perkasim!
Duke lene pas sukseset e medha te nje sheshi qesharak me maje dhe ujra qe rrjedhin si perrenj paiqike te semure dhe tregun e ri po ju prezantoj pamje te botes se lire ku emrin e kryetarit te bashkise se nje qyteti 5 milionesh se din askush dhe ku kryetari i shtetit mbane pergjegjesi edhe per menyne e pensionisteve!
Te nje shteti qe po pergatitet te dergoje se shpejti 4 banoret e pare te perjetshem tokesore ne Mars!
Lamtumire Shqiperi!!
Faleminderit Australia ime!!!

hihi3.jpg

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura