“Më besoni këtë këngë e kam shkruar prej shpirtit”, mes lotësh Elvana Gjata rikthehet në skenë, publiku në këmbë. Ja ç’ndodhi pasi këndoi mbrëmë

Dec 23, 2019 | 12:00
SHPËRNDAJE

elvana gjata fest3

Mes lotësh dhe emocioneve të shumta, Elvana Gjata i është drejtuar publikut me disa fjalë pasi këndoi këngën e saj ‘Me tana’ natën finale të Festivalit të Këngës në RTSH.

Duke i falënderuar për duartrokitjet, Elvana tha se këngën e ka shkruar për t’ja dedikuar të gjithë shqiptarëve.

“Ku i keni shamitë mo? Faleminderit nga thellësia e shpirtit, ju i jepni kuptim jetës sime dhe…dëgjo, dua të them që e kam shkruar këtë këngë jo se kam bërë ndonjë shkencë të madhe por më besoni dedikuar të gjithë shqiptarëve, dedikuar të gjithë shqiptarëve. Faleminderit që e doni këtë këngë, është për mua nderi më i madh i jetës. Faleminderit Tirana ime, Kosova, Maqedonia, diaspora.

Alketa: Uau publiku në këmbë, sa bukur.

4650f805-cfa1-4846-aed9-580af657e1c5
Elvana rikthehet sërish në skenë dhe dhuron puthje për publikun.
Alketa: Epo publiku ka 3 net që kërcen në kënbë, kjo është festa shqiptare e muzikës.

Publiku thërriste Elvana, ndërkohë që Alketa tha: ju siguroj që e ka marrë gjithë dashurinë tuaj por artistët janë shumë të coroditur e në antkh por ja doli.

Elvana del sërish nën duartrokitjet dhe thirrjet e publikut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura