“Me BE-në duhet durim”- Kryenegociatori Zef Mazi tregon ecurinë e procesit të integrimit: Kërkohet përfshirje më e lartë e institucioneve të pavarura

Apr 26, 2022 | 10:23
SHPËRNDAJE

 

Kryengociatori i Shqipërisë për Bashkimin Evropian ka bërë një përmbledhje të ecurisë së procesit të integrimit. Në një aktivitet të zhvilluar nga ministria e Drejtësisë, Mazi u shpreh se ky institucion duhet të koordinojë punën e institucioneve të pavarura.

Zef-Mazi-KEshilli-Integrimit-Europian-Tablla-Xhacka-1

Sipas tij, nuk duhet të këtë vonesa në koordinimin e punës, pasi kjo do ta pengonte edhe më shumë procesin e integrimit. Procesi i integrimit u shpreh Mazi është apolitik dhe i jep përparësi qytetarëve shqiptarë.

“BE ka dhënë asistencë teknike për avancimin e këtij procesi. Nënvizova në mbledhjen e fundit se vendi ynë ka pasur një avantazh të madh.

Mbledhjet e grupeve të punës janë shtyllat kurrizore. 70% e korpusit legjislativ do të implementohet.

Kërkohet përfshirje më e lartë e institucioneve të pavarura. Ministria e Drejtësisë duhet të koordinoje punën e institucioneve.

Vonesat do të na krijojnë pengesa. Ky proces integrues ka rezultuar të jetë tejet i gjatë.

Me BE si brenda ashtu edhe jashtë duhet të tregojmë durim. Ky është një proces a politik, ky proces i jep përfitime të larta vendit tonë.

Është një proces që ka kaluar si punë stafete. Secili prej nesh duhet të bëjë punën e vet”, u shpreh Zef Mazi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura