Me Bashën apo Berishën? Rama flet hapur: Asnjë parti nuk do mbante një njeri që humb pesë herë! Ja rasti kur patjetër do isha me Saliun

Nov 25, 2021 | 23:42
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama është pyetur se kë mbështet në betejën brenda Partisë Demokratike, Lulzim Bashën apo Sali Berishën.

Edhe pse në mënyrë të drejtpërdrejtë kreu i qeverisë nuk ka dhënë një koment, ai thotë se politikisht të dy nuk i shikon si kundërshtarë të rrezikshëm.

rama basha berisha

Sipas kryeministrit Rama, asnjë parti nuk do të mbante një person që humb pesë herë, duke iu referuar Bashës. Ndërsa përmendi edhe rastin kur ai mund të mbështeste Sali Berishën.

PJESË NGA DEBATI

Edi Rama: Asnjë parti tjetër përveç asaj partie nuk do ta mbante dot një njeri që humb pese herë. Por edhe kjo, që njeriu që e ka mbajtur i numëron që sa herë ka humbur a thua që tani u zgjua nga një gjumë letargjik….

Andi Tela: Nga kjo që the je me Lulin, nga mënyra si e komentove ngjarjen?

Edi Rama: Dëgjo, nëse do pragmatizëm cinizëm…

Andi Tela: Do ishe me Saliun

Edi Rama: Patjetër…nëse unë do isha i zhveshur nga interesi për vendin. Nga pikëpamja personale, më falni për mungesën e modestisë në këtë rast, qoftë me njërin qoftë me tjetrin nuk është çështje e rrezikshmërisë si kundërshtar. Por nga pikëpamja e vendit, nëse unë do isha i zhveshur nga këto, do thosha sa më parë ai përsëri aty ku ishte, që kjo parti mos shikojë dritë dielli.

Armand Shkullaku: Jeni bërë ju me regresive sesa doktori

Edi Rama: Lufta me regjimin imagjinar e çon Shkullakun në pikën që ti duket tani ai i shkreti, sepse është realisht i shkretë, ti duket sikur është e reja që po vjen.

Armand Shkullaku: E di sa jeni prapa ju, edhe PD dhe PS nuk keni demokraci të brendshme fare.

© Panorama.al

Te lidhura