Me automatik dhe municione në banesë, policia arreston 50 vjeçarin e rrezikshëm ndaj bashkëshortes. E kishte kërcënuar me vrasje

Jan 12, 2020 | 10:02
SHPËRNDAJE

Një 50 vjeçar banues në fshatin Pllanë të Lezhës u arrestua nga policia pasi kërcënonte me vrasje bashkëshorten e tij, ndërsa e kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht.

87098cfb-c81c-4dec-9957-bffe1f951eff

Policia lokale sqaron se burri me iniciale Z.K., ushtronte dhunë në mënyrë sistematike. Gjatë kontrollit të banesës, u sekuestrua një armë automatike.

Njoftimi i policisë lokale:

Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje

Ushtronte  dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte se do ta vriste por arrestohet në flagrancë nga Policia

Sekuestrohet një  armë zjarri, municion luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës

Specialistët  e Seksionit për  Hetimin e  Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë  arrestuan në flagrancë shtetasin Z. K.,50 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë

Ky shtetas në banesë, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri,   e cila mbrëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në  banesën e shtetasit Z. K.,  ku gjatë  kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov me krehër me 10 fishekë,  një kuti metalike me 750 copë fishekësh luftarak dhe 10 m fitil zjarrpërcjelljës.

398348d5-e416-4bf6-bf8a-8159a378278e

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura