“Me artin e tij ndriçoi kohët e errëta”- Lulzim Basha reagon pas ndarjes nga jeta të kompozitorit të shquar Avni Mula

Oct 29, 2020 | 22:24
SHPËRNDAJE

Edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kompozitorit të shquar dhe artistit të madh, Avni Mula.

vlcsnap-error557

Basha thotë se arti dhe shqiptarët humbën sot kompozitorin që ndriçoi me artin e tij kohët e errëta

Arti dhe artdashësit shqiptarë humbën sot Avni Mulën artistin e madh dhe kompozitorin që ndriçoi me artin e tij kohët e errëta e na la pas një krijimtari të vyer. Mendimet e mia sot janë për Invën dhe familjen Mula, miqtë dhe kolegët e artistit të madh Avni Mula. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura