Me arsenal armësh në banesë, 51-vjeçari bie në pranga. U arrestua pas…

Sep 12, 2018 | 17:58
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar sot një 51-vjeçar, të cilit i janë gjetur disa armë dhe fishekë në banesë.

Sipas policisë arrestimi ka ardhur pas koordinimit Polici-Komunitet. “Shërbimet e Policisë Librazhd, në bazë të informacioneve të siguruara nga komuniteti, se në fshatin Dorez, Librazhd, në një banesë kishte armë zjarri, organizuan punën për verifikimin e informacionit”, shkruan ndër të tjera policia.

41548213_2269251346694557_3866702478984609792_n

Njoftimi i Policisë

Bashkëpunimi Polici-Komunitet, godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet 4 armë zjarri dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në vijimë të punës për rritjen e parametrave të sigurisë publike, dhe si rezultat i bashkëpunimit mjaft të mirë Polici-Komunitet, shërbimet e Policisë Librazhd, në bazë të informacioneve të siguruara nga komuniteti, se në fshatin Dorez, Librazhd, në një banesë kishte armë zjarri, organizuan punën për verifikimin e informacionit.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar, shërbimet e policisë gjatë kontrollit në territorin e banesës së shtetasit Sh. H, 51 vjeç, banues në fshatin Dorez, Librazhd, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri ( 2 automatik dhe 2 pushkë), si dhe 140 fishkë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh.H për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura