Me Agron Gjekmarkajn

Apr 9, 2021 | 9:47
SHPËRNDAJE

BARDHYL LONDO

bardhyl londo

Me Agron Gjekmarkajn kam ndarë tetë vjet në një zyrë. Natyrtisht që letërsia na lidhur shumë kohë më përpara. I shkolluar, i edukuar në Itali, ai kishte një qasje për letërsinë dhe jetën që mua më bënte dhe më bën shumë përshtypje. Autorët e tij të preferuar ishin At Zef Pllumbi, gjak nga i cili rrjedh, dhe Ismail Kadare.

E vetmja gjë që më mërziste ishte se edhe kur hanim drekë në një orë pushim që kishim, ai nuk më linte të pija asnjë gotë verë. Jo, thoshte, do ikim prapë në punë.

Lajmi i kandidimit të tij si deputet më gëzoi shumë, sepse nga sa pashë edhe listat e partive të tjera (mund edhe të gabohem), vetëm Agroni, Flutura Açka dhe Mark Marku vijnë nga fusha e letërsisë dhe kjo është jo vetëm vlerësim për letërsinë, por edhe mundësi për ta mbrojtur e përkrahur atë në Parlament.

Agroni nuk ka qenë kurrë një nëpunës numër apo rrogëmarrës. Për gjërat që nuk ishte dakord, ai shkonte diskutonte direkt me ministrin.

Kjo më krijon bindjen e plotë se edhe në Parlament nuk do jetë kurrë një numër as i partisë që e kandidoi, as i kryetarit të saj, siç e ka treguar jo pak herë deri sot. Ai do respektojë dhe mbrojë njerëzit që do ta zgjedhin.

Ai do të respektojë bindjet politike të secilit, sepse bindjet politike janë e drejtë dhe zgjedhje personale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura